NASA publikon fenonomenin e rrallë në Shqipëri: – Një tornado në liqenin e Shkodrës
NASA publikon fenonomenin e rrallë në Shqipëri: – Një tornado në liqenin e Shkodrës
Imazhi i një tornadoje në mes të një liqeni. Ky fenomen mbresëlënës i përjetësuar nga NASA që nga hapësira nuk është gjë tjetër veçse një iluzion optik.
Ideja e një tornadoje në liqen krijohet nga sendimentet që formojnë liqenin e Shkodrës. Këtu jemi në kufi mes Malit të Zi dhe Shqipërisë ndërsa ky është liqeni më i madh në gadishullin e Ballkanit.
Efekti, që krijohet nga diversiteti i sendimeneteve që krijohen në shtratin e liqenit që ndodhet nën nivelin e detit, i tërhoqi vëmendjen një astronauti që ndodhet në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.
Shkëmbinjtë që e rrethojnë liqenin janë lehtësisht të gërryeshëm. Gëlqerorët, dolomitet dhe karbonatet e tjera kanë formuar sedimente të lehta dhe të errëta gjatë shekujve që kanë krijuar “vorbullën” në qendër të ujit. Një nga burimet kryesore të këtij fluksi të sedimenteve është lumi Moraça, që buron nga Mali Rzaç.
Për ta ruajtur këtë bukuri, Mali i zi e ka kthyer pjesën perëndimore të liqenit në një park kombëtar, ndërsa Shqipëria e ka deklaruar pjesën e saj si rezervat natyror.
Po ashtu janë bërë përpjekje për të mbrojtur faunën vendase, mikroorganizmat dhe jetën ujore, të prekur rëndë nga veprimtaria antropike.
Nga: ALBEU.Com