“Nasho Jorgaqi ka spiunuar motrën e Kadaresë”.
“Nasho Jorgaqi ka spiunuar motrën e Kadaresë”.
2 shtator 2020
“Nasho Jorgaqi ka spiunuar motrën e Kadaresë”, shprehet Agron Tufa në përgjigjen flakë për flakë ndaj Rezarta Resos, përkthyeses që mbrojti shkrimtarin Nasho Jorgaqi, pas publikimit të një sërë dokumentesh që vërtetojnë bashkëpunimin e tij me Sigurimin e Shtetit.
Ai e quan Reson “hyzmeqare” të një “spiun-agjenti”, që do të duhej të pyeste se si ky i fundit spiunonte Kadrien, motrën e shkrimtarit Ismail Kadare.
REAGIMI I AGRON TUFËS NUK ZHBËHEN SPIUNIMET E NASHO JORGAQIT ME LETRA HYZMEQARESH
Gazetat “Panorama” dhe “Nata” kanë botuar sot letrën, ose më saktë, hartimin patetik të njëfarë Rezarta Reso, një qehajaje të Nasho Jargqaqit, spiun-agjentit “Dragoi” të Sigurimit. Duke lënë mënjanë traumat pskoanalitike të hyzmeqares në fjalë, e sqarojmë se:
1. Idhulli yt, zonjë, edhe pse 89-vjeçar, vijon të jetë falsifikator dhe mbrojtës i diktaturës komuniste. Kolegë të tij të ngjashëm, edhe pse kanë heshtur për gjysmë shekulli, drejtësia në Europë i ka dënuar për “krime kundër njerëzimit”.
2. “Dragoi” paska qenë mik me Kadarenë…? E ç’më duhet mua? Unë nuk jam marrë me miqësitë e Nashos. Kjo është krejt jashtë objektit që trajtoj unë. Mos vallë fakti që Nasho “Dragoi” nuk paska spiunuar atin tuaj, e bën atë automatikisht burrë të mirë?! Logjikë derdimene! Po, megjithatë, mos jini e sigurt as për këtë… Sa për Kadarenë, bëni mirë ta pyesni vetë në vesh idhullin tuaj, se si e spiunonte Kadrien.
3. Sa për figurat e tjera të pushtetshme, që sipas jush nuk guxokam me i prekë, i keni ra përmidisi… Filloni e numëroni nga kreu i Parlamentit, se me siguri, buzët shkrumb do t’ju zënë…
4. Konkluzë: E mori vesh tan Shqipëria se kjo xanxë ju dhemb, ju çpon e ju djeg përvëlimthi, por nuk zhbëhen spiunimet e agjentit veteran Nasho Jorgaq -”Dragoi” me letra hyzmeqaresh. Të linit të fliste “Beu”, jo ju, hyzmeqarja. Zoti ju ruajttë mendtë e kresë! P.S: Se kush është dështak mes meje, jush e “Dragoit”, nuk po merremi me planin personal… le t’ua lëmë të tjerëve arbitrazhin… nëse i hyn kujt në punë.
DEKLARATAT
Dy publikime të njëpasnjëshme të shkrimtarit Agron Tufa, të tri faksimileve që dhen me angazhimin e shkrimtarit dhe studiuesit Nasho Jorgaqi, si bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, kanë rikthyer në vëmendje edhe një herë temën e rolit të ish-Sigurimit të Shtetit, bashkëpunimit apo hapjes së dosjeve. Së pari, Agron Tufa publikoi deklaratën e lëshuar nga i riu Nasho Jorgaqi në vitin 1955, ku zotohej për besnikëri dhe bashkëpunim me Sigurimin e Shtetit në ndjekjen e armiqve të brendshëm e të jashtëm. Bashkë me të edhe anketën e rekrutimit.
“Do jem i rregullt në zbatimin e detyrave që do të më ngarkohen nga këto organe”, shkruante në deklaratën me shkrim dore, të firmosur me dorë e tij Nasho Jorgaqi. Më tej, Tufa publikon një tjetër faksimile, të një kërkese për shpërblim karshi Jorgaqit, me rastin e dasmës së tij, në një shumë prej 3 mijë lekësh, që nuk ishte pak asokohe. Sipas firmëtarit të kërkesës, ky shpërblim ishte për punën e palodhur të “Dragoit” dhe për aksionet e tij të suksesshme. Mbrojtja e mikeshës së familjes Jorgaqi Ndër të paktët që i del në mbrojtje prof. Nasho Jorgaqit është shoqja e së bijës së tij, përkthyesja Rezarta Reso.
“Më kujtohet se si Ismail Kadareja për vite të tëra vinte çdo darkë në shtëpinë e Nashos, shpesh dhe im atë i pranishëm, e mbyllej me të me orë të tëra duke biseduar. Nasho, ndërkohë, për dekada të tëra “vëzhgonte” këta dy “viktima” të tij, të cilët janë mbi të 80-at. Si nuk pati rast t’i spiunojë?”, shkruan ndër të tjera Reso.
Gazeta Panorama