![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2023/07/361212858_3511112015826693_2828057915400004010_n-1.jpg?fit=1300%2C871&ssl=1)
Ndёrron jetё mjeshtëri i Kabasë Myzeqare FATMIR TOSHKOLLARI.
![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2023/07/361212858_3511112015826693_2828057915400004010_n-1.jpg?resize=655%2C439&ssl=1)
OLYMPUS DIGITAL CAMERA
24 Korrik 2023
Ndёrron jetё FATMIR TOSHKOLLARI, klarinetisti i Ansamblit Folklorik “Vaçe Zela”, Fier-Shegan, Lushnjё.
Veprimtaria e tij ёshtё vlerёsuar gjatё gjithё karrierёs se tij mbi 30-të vjeçare në formacionin e orkestrinës popullore të kёtij ansambli, por edhe nё pёrfaqёsimet nё festivale kombёtare me ansamblin e Qarkut tё Fierit, siç ishte edhe festivalet e Gjirokastrës ku ai u dallua pёr interpretimin me saktёsi me instrumentin e klarinetёs tё materialit muzikor qё shoqёroi vallen mikse burrash. Ishte mjeshtër i interpretimit të Kabasë Myzeqare dhe fitues në festivalet garues, ku spikat çmimi i dhënë nё festivalin “Oda Dibrane” dhe nё festivalin e Kabasё Myzeqare zhvilluar nё Lushnjё mё 2022, ku u vlerёsua me cmimin e parё.
Ka dhënë një kontribut madhor në përhapjen e propogandimin e vlerave të trashëgiminisë popullore të trevës së Myzeqesë me një histori të shkëlqyer në mbi 50-të festivale Kombëtare e Ndërkombëtare në Itali, Greqi, Serbi, Turqi, Mali i Zi, Poloni, Maqedoni e Veriut-Shkup e Tetovë dhe në Kosovë-Prishtinë, Prizren, Deçan, Viti, Drenas, Malisheve etj, si dhe festivale brenda vendit në Tropojë, Tiranë, Sarandë, Vlorë, Fier, Kavajë, Korçë, Belsh, Librazhd, Ballsh, Pukë, Bylis-Ballsh etj.
Largimi i tij na hidhёron pa masё, jo vetёm pёr kontributin e tij madhor si instrumentist popullor, por edhe si njё njeri dashamirёs dhe i komunikueshёm nё zonёn e Myzeqesё. Nё pёrjetёsi kujtimi i tij!
Njoftimin e morem nga miku i Tij Maksim Kulla.