Ndahet nga jeta aktorja e Kinomatografise dhe Teatrit Shqiptar SHPRESA BERDELLIMA. –
Ndahet nga jeta aktorja e Kinomatografise dhe Teatrit Shqiptar SHPRESA BERDELLIMA.
Lajm tjetër i zi për artin shqiptar. Është ndarë nga jeta aktorja Shpresa Bërdellima.
Aktorja që u bë e famshme për publikun shqiptar në filmin “Vajza me kordele të kuqe” me rolin e zonjushës Gaitani, mbylli sytë përgjithmonë në moshën 60-vjeçare.
Aktiviteti i saj në film si ka deshmuar edhe ajo vete ka filluar qe në moshen 16 vjeçare në filmin “Gunat përmbi tela” kur ka qënë akoma në gjimnazin “Petro Nini Luarasi”. Qe femije ajo kishte dëshirën të bëhej aktore. Njerezit qe e rrethonin e degjonin dhe e shihnin me kureshtje se si kjo cupe e vogel recitonte, këndonte, , kërcente dhe bente edhe poza aktori.
Mbasi kryen gjimnazin , studjon per aktore ne Insitutin e Larte te Arteve. Me pas u angazhua në teatrin e estradës së Tiranës . Nje dyzine rolesh ne kete estrade , ne skece e komedi, perkrah emrave te medhnj te kohes duke filluar me artistet e medhenj Skender Sallakun, dhe Melpomeni Cobanin, e me pas me Vasillaq Vangjelin, Veli Raden, Kosta Kamberin, Vegim Xhanin, Agim Bajkon etj .
Në kinematografi, e ka filluar me rolin e zonjushës Gajtani tek “Vajzat me kordele të kuqe”, roli i cili u ngulit ne memorien e publikut duke e identifikuar ate vete me personazhin e ketij filmi, spiunen Gajtani. Pastaj vijne me rradhe edhe rolet e tjera si Asimeja tek “ Pertej mureve prej guri”; Vali ne “Era e nrohte e thellesive”; Liza ne “Kur hapen dyert e jetes” etj.
Aktorja Shpresa Berdellima
Ajo ka luajtur gjithashtu edhe në filmat:
Përtej mureve të gurta (1979)… Asimeja
Era e ngrohtë e thellësive (1982)… Vali
Kur hapen dyert e jetës (1986)… Liza
Kur ndahesh nga shokët (1986)… Zana
Të shoh në sy (1986)… bashkeshortja e z. Mina
Mirela (telekomedi) – (1988), Mirela
Flutura në kabinën time (1988)… Keti
Hetimi vazhdon (1988)… Liljana
Shpresa… 1989
Bërdellima jetonte në Belgjikë së bashku me familjen e saj.