
Ndahet nga jeta në moshën 88-vjeçare Gjergji Peleshi kantautori i njohur korçar
10 Shtator 2024
Gjergji Peleshi ka qenë pjesë për shumë vite e korit “Lira”, por njihej gjerësisht edhe për serenatat korçare.
U rrit në një familje e cila kishte një lidhje të ngushte me muzikën e serenatave dhe sëbashku me vëllain e tij, Ilkë Peleshin u kujdesën që ta trashëgonin këtë traditë.
Peleshi ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në jetën artistike të qytetit. Gjithë jetën e tij e kaloi duke kënduar duke i falur magjinë e serenatave të tij qytetit të Korçës.