7 Qershor 2024
Piktori akademik, kritiku i artit dhe poeti mr. prof. Rexhep Ferri kontriboj në jetën artistike dhe pedagogjike në Kosovë ku mbetët artist i veçantë dhe i gjithëanëshëm në hapësirën Kosovare dhe mbarëkombëtare.
Puna e tijë krijuese në stil aplikativ modern-bashkëkohor me motive të ndryshme e bënë të paharruar.
Ferri dha kontributin e vetë në arsimin universitar në kohrat më të vështira dëri sa doli në pension. Punimet e tij identifikohën me stil origjinal në teknikë lazure dhe pastuoze, me shprehje impresive dhe ekspresive e karakterizuar me figura metaforike.
Ne Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës ishte mjaftë aktiv dërisa sëmundja e rëndoj.  Akademik Rexhep Ferri shkoi vetëm fizikishtë kurse veprat e tij do të ruhen dhe do mbesin thesari me i çmuar muzeal në vendin tonë.
Rexhep Ferri, piktor, profesor e shkrimtar, u lind në Kukës (Shqipëri) në vitin 1937. Më 1958 mbaroi shkollën e mesme të Artit në Pejë.
Më 1962 botoi poezitë nga cikli Shëtitësit e lodhur në revistën letrare Jeta e re në Prishtinë.
Në vitin 1966 u diplomua në Degën e Pikturës Monumentale në Akademinë e Arteve në Beograd. Në vitin 1970 mbaroi studimet pasuniversitare në Akademinë e Arteve në Beograd. Më 1971 mori çmimin e dhjetorit të Kuvendit të Kosovës.
Në vitin 1974 zgjedhet pedagog i Akademisë së Arteve Figurative në Prishtinë.
Më 1975 fiton çmimin e Sallonit Pranveror për pikturë të Shoqatës së Artistëve Figurativë të Kosovës. Në vitin 1999 zgjedhet sekretar i Seksionit të Arteve në ASHAK dhe në vitin 2000 zgjedhet anëtar i rregullt i ASHAK. Kritika i ka vlerësuar lartë veprat e tij në aspektin artistik.
Ka botuar edhe disa përmbledhje të poezive, si dhe disa romane.