Ndahet nga jeta Riza Tafilaku një figurë e rëndësishme që ka dhënë kontribut të veçantë për zhvillimin e arsimit, kulturës e sportit.
Ndahet nga jeta Riza Tafilaku një figurë e rëndësishme që ka dhënë kontribut të veçantë për zhvillimin e arsimit, kulturës e sportit.
8 TETOR 2020
Bashkia e Pukës, përmes një postimi në rrjetet sociale ka dhënë lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të profesorit të njohur Riza Tafilakut.
Postimi i plotë:
MESAZH NGUSHËLLIMI I KREUT TË BASHKISË, z.GJON GJONAJ, PËR NDARJEN NGA JETA TË z.RIZA TAFILAKU.
Me dhimbje mësova mëngjesin e kësaj të Enjte, ndarjen nga jeta të profesor Riza Tafilakut, njërit prej kontributorve të shquar në komunitetin tonë.
Ndarja nga jeta e profesorit mendoj se do të jetë vetëm fizike, pasi puna dhe kontributi I tij do të mbeten gjithnjë ndër breza tek komuniteti pukjanë dhe më gjërë.
Ku ka punuar dhe jetuar, Riza Tafilaku, shenoi ndryshimin e madh duke I dhënë institucioneve që drejtonte dimesionet e vërteta të tyre përmes drejtimit organizimit dhe funksionimit maksimal të tyre, duke u kthyer në një shembull dhe për drejtues të tjerë në të gjithë zonen e Pukës.
Puka fal kontributiti të Riza Tafilakut forcoj emrin e saj të vyer në fushen e krijimtrisë, artiti dhe kulturës, sportiti dhe sigurisht arsimit.
Përsonalisht unë, por jamë I bindur se dhe shumë të tjerë si unë, do e “takojnë” edhe në të ardhmen profesor Rizain, teksa do shfletojnë botimet e shumta të tij, jo vetëm letrar, por dhe ato shkollor, historik, kulturore e turistike. Sa herë të kujtojmë historin e mundjes pukjane ,serish imazhi I tij do të na shfaqet si një prej ish mundësve të shquar të krahinës tonë. Gjurmët e tij janë të pashlyer në pallatin e kulturës, në përiudhen të cilen ai e drejtonte, Ansambli Puka mori çmimin e madh europian, “Alfred Topfler”. Muzeu “MIGJENI” ai etnografik, muzeu I shkollës, ai I spitalit, pallatit të kultures etj mbeten sot si një pasuri e çmuar e Pukës, fal kontributit të tij. Shkollat që ai drejtori ndër vitë mbajn ende gjurmet e kontributit fal drejtimit plot pasion të Riza Fafilaku, e plot e plot kontribute të tjera në vendimarrje si këshilltar bashkiak për disa legjislatura.
Të qoft dheu i lehtë profesor!
Do të mbetesh gjatë në kujtesen e çdo pukjani fal kontributit tënd
Ngushëllime të sinqerta bashkëshortes Sabahetit dhe djemve Eraldit dhe Esitianos.
Zoti ju dhënt forcë për këtë dhimbje të madhe ne familjen tuaj!
Gazeta Sot