10 Korrik 2024

Të martën, më 9 korrik u nda nga ne Nuhi Vinca.

Nuhi Vinca ishte poet, shkrimtar dhe përkthyes nga Struga e Maqedonisë. Ai ka lindur në vitin 1932 në Veleshtë të Strugës. Shkollën fillore e përfundoi në vendin e lindjes dhe të mesmen në Shkup. Në vitin 1953, ai ka botuar të parën vjershë të tij që quhej “Lamtumirë shkollë”, e publikuar në revistën “Zani i rinisë”.

“Dallgë jugu”, “Vrulle lirike”, “Aty buzë liqenit”, “Те guri i kufirit”, “Trilogji lirike”, “Lulja e Parë”, “Kënge pune e pushimi”, “Një Ylber Për Ty”, “Legjenda e Peshkatarit”, janë disa nga titujt e veprave të tij.

Nuhi Vinca ishte babai i aktores Ilire Vinca, e cila ka njoftuar se mbledhja komemorative do të mbahet të enjtën, në Institutin Albanologjik.

“Varrimi në varrezat e Prishtinës, ( Arbëri) pas mbledhjes Komemorative. Për orën ju njoftojmë në ndërkohë”, ka shkruar aktorja Vinca.

KultPlus.com