![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2022/08/Bujar-Zajmi.jpg?fit=480%2C360&ssl=1)
Ndahet nga ne piktori i shquar Prof. Bujar Zajmi (1939-2022)
![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2022/08/Bujar-Zajmi.jpg?resize=547%2C410&ssl=1)
Bujar Zajmi
– Gazeta “Bota Sot”, Prishtine
Bujar Zajmi (7 korrik 1939 – 27 gusht 2022) i lindur në Tiranë, me origjinë nga Kosova është piktor i njohur shqiptar.
– E ka nisur artin pamor që në vitin 1956, me vizatime dhe piktura së bashku mund të ketë sot me shume 5 mijë.
– Studimet e larta i filloi për grafikë Universitetin e Lajpcigut në Gjermani dhe i mbaroi studimet ne Tirane.
– Ne veprat e Bujar Zajmit eshte shpirti i bashkekombasve me vecorite psikologjike dhe pasurine trashegimi etnike, gjithmone me drite.
– Dallohet e vecohet krijimtaria e Tij qe eshte e mbeshtetur ne traditen kombetare me vecorite dhe linjen e vizatimit te trasheguar dhe me ngjyra te games se artit popullor.
– Vepra e Bujar Zajmit dallohet lehtesisht ne pasurine trashegimi te artit figurative te kolegeve, nga vecoria e linjes se vizatimit, kolori i vecante dhe karakteristike me sfondet kryesisht te bardha, frymezim nga tradita e artit tradicional, ne veshjet kombetare e ne dekoracione te trasheguara.
![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2022/08/Bujar-Zajmi-Ne-Galerine-e-Arteve-Peje-2.jpg?resize=817%2C460&ssl=1)
Bujar Zajmi, Ne Galerine e Arteve Pejë
– Bujari i la Trashegimise se fondit kombetar te arteve figurative me mijra vepra qe ruhen te regjistruara dhe kataloguara ne Banesen e Tij qe eshte Galeri, Arkiv dhe Atelie dhe ne galeri arti te Shqiperise, Kosoves, Gjermanise etj.
![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2022/08/Bujar-Zajmi-2.jpg?resize=856%2C448&ssl=1)
Bujar Zajmi
(nga J. B.)