NDAL ! DORES SE KRIMIT NDAJ MONUMENTEVE. –
NDAL ! DORES SE KRIMIT NDAJ MONUMENTEVE. –
Nga: Ajet Nallbani.
Velatura e Turizmit, po i hedh shaminë e zezë trashgimisë.
Ka kohë që nën moton e zhvillimit të turizmit, duke bërë zhurmë të madhe për “Indistrinë e turizmit”, si i vetmi faktor që mund të sjell zhvillim dhe ritje të ekonomisë shqiptare, po i kalon caqet me sllogane, që me dashje apo pa dashje po dëmtojnë rëndë trashëgimin kulturore, aq e vyer për ndjenjat tona dhe për ekonominë shqipatre. Ideator të ndryshëm , funksionar , pushtetar lokal apo qendror , pseudospecialist të trashgimisë, që i njohin mirë ligjet dhe kartat nderkombetare të trashgimisë, shpesh janë promotor të projekteve për vënien në shfrytëzim të monumenteve në favor të turizmit. Në pamje të parë kjo duket pozitive dhe cdo kundershtim të bënë fajtor, konservator, jasht kohe etj. Vërtet është shumë me vlerë ti japësh jetë monumentit , sidomos ato të braktisura, sepse siç thotë populli godinën e mban fryma gjallë. Por kur me këto parime të nevojshme abuzohet dhe nga mbajtje gjallë kalohet në super shfrytëzim , që do të thotë për specialistët nga konservim, maksimumi deri në restaurim të ndonjë elementi të degraduar, tashmë është zëvëndësuar me rindërtim, plotësim kushtesh për funksionin e ri , më shkurt shkatërim. Në se do vazhdohet kështu momentalisht mund të gënjejmë veten me shërbim të turizmit , por mbas ca vjetësh kur me ritmet e tanishme çdo gjë do jetë transformuar do shohim se nuk do kemi më trashëgimi dhe si rrjedhim as turizëm. Atëhere do ta shohim veten në varfëri të plotë.
Shkaqet janë të shumta. Tranzicioni i gjatë nuk mund të kontrollojë situatat e rënda që krijohen herë mbas here. Vlerësimi nga autoritetet vendore dhe qendrore, gjykatat dhe gjithë levat që duhet të funksionojnë për mbrojtjen e trashgimisë janë për të ardhur keq. Më e keqja është te ata, që ia dinë rëndësinë, se kanë punuar dhjetra vjetë dhe janë specialistë të mirëfilltë dhe çuditërisht, asgjë nga vlera e tyre nuk ka mbetur te projektet që bëjnë, por dominon porositësi, i cili nuk do t’ja dijë për monumentin, mjaft që realizohet objektivi i i tij, “se ai ka paranë”. Pse nuk dënohet një projektues, kur ai mban qendrim negativ me kërkesat e kartave ndërkombëtare të restaurimit, apo ata, që i aprovojnë këto lloj projekte ? Çuditërisht, janë paisur me liçenca njerëz që nuk kanë punuar kurrë me monumentet, apo që njohin kartat dhe materialet shkencore të koservimit, dhe konceptin konservim e kanë zevendesuar me një rindertim që për syrin e injorancës është një “mbrekulli” por për vlerat e trashgimisë është krim i rëndë. Për të ardhur keq , këta lloj kanë aftësinë të marrin tenderat që nga syrtarët.
Faji kryesor është se këta janë pjesë e klientelizmave dhe hedhin në dorë gjithçka duke shkelur kriteret për interesa të ngushta, duke u servilosur ndaj porositësve që bëjnë “të fortin” , sigurisht shkelin dhe mbi veten e tyre në se janë me karakter.
Do dëshiroja të marri fund kjo praktikë shkatëruese, nëse duam të trashëgohet te brezat e ardhshëm kjo pasuri që na ka vlerësuar si popull me trashëgimi të pasur. Rrugët janë të kollajshme, komisionet e aprovimit të projekteve të jenë shkencore dhe të pavarur dhe të hiqet e drejta e projektimit të gjithë atyre që kanë shkelur kriteret. Në të kundërt, do kemi përgjegjsi të rëndë para brezit të ri për këtë katastrofë që nuk rregullohet më.
Monumenti po u rindërtua nuk ka vlerë më, ai ka vlerë sa një bust i një të vdekuri.
Do të ftoja gjithë kolegët me të gjithë potencialin e tyre mendor të bashkohen në frenimin e kësaj katastrofe.
Faleminderit.