“Ndal përçarjes dhe vëllavrasjes”. Qytetari i arrestuar gjatë protestave: – Thirrje policisë, nëse frikësoni rininë, do…
“Ndal përçarjes dhe vëllavrasjes”. Qytetari i arrestuar gjatë protestave: – Thirrje policisë, nëse frikësoni rininë, do…
14 Mars 2022
Një prej qytetarëve në protestë, thotë se është arrestuar nga policia gjatë tubimeve të ditëve të mëparshme. Gjatë fjalës së tij, ai thotë se policët me uniformë janë skëllevër të këtij sistemi.
Ai bën thirrje që të ndalet vëllavrasja dhe përçarja e qytetarëve.
“Unë jam një djalë i ri i cili është mbajtur i arrestuar këto ditë. Unë që më 23 dhjetor 2010 jam kthyer nga Anglia, për mua ka qenë ëndërr vetëm Shqipëria. Çdo ditë përpiqem aq sa mundem të ngrejë zërin qytetar. Misioni im mbetet rritja e ndërgjegjësimit kombëtar. Duhet ta dëshmojmë duke u bashkuar. Ajo çfarë pashë nga policia, unë jam rritur në kurbet dhe nuk e kam problem të flejë në kushte të këqija, kam kaluar dhe 44 orë pa bukë. Kam shkuar dhe poshtë kamionit në Angli. Por ajo çfarë dua t’i bëj thirrje policisë, atyre me kapuç.
Kjo polici që është për operacionet speciale, është për persona të caktuar. Ndaj policëve me uniforma janë skëllevër. Dua t’i bëj thirrje për diçka. Nëse frikësoni rininë, e di që vijë një kohë që nuk do të ketë as punëtorë komunale që hap varret që është dhe fundi i jetës. Djali im më thoshte deri dje se i kam shok policët. Tani më thotë që po më prekën, do i bëj pilaf. Ndal kësaj përçarje dhe vëllavrasje. Kam disa kërkesa për Ramoviçin, shokun e Vuçiçit për Open Balkan, anulim i ligjit 157 për taksën e qarkullimit. Pezullimin e akcizës për karburantin” – thotë protestuesi.
Gazeta Shqiptare