Ndalimi i publikimit të të dhënave të hakuara/ Deputeti i PD: – Prokuroria s’mund t’i mbyllë gojën mediave
19 Shtator 2022
Deputeti i PD, Tritan Shehu thotë se Policia dhe Prokuroria nuk mund t’i mbyllë gojën medias. Reagimi i Shehut vjen pas vendimit të fundit, ku Prokuroria ka vendosur që asnjë e dhënë e botuar nga autorët e sulmit kibernetik të mos publikohet nga media.
Sipas deputetit demokrat Policia dhe Prokuroria kanë të drejtë të mbrojnë të dhënat që janë hakuar dhe jo të kërcënojnë mediat.
“Është e pa lejueshme te përdoren akte kriminale te realizuara nga te tjerë ne një terren te brishte sigurie ne vend, per te cenuar parimet e demokracisë”, shkruan deputeti i PD.
Reagimi i Tritan Shehut
Kësaj i thonë “kur nuk ke çfarë t’i besh gomarit i bije samarit”!
Policia, prokuroria dhe institucionet e tjera ne vend qe te kërcënoje mediat, duhet:
— Te mbrojnë te dhenat sensitive nga hakerimi, gje per te cilen jane shpenzuar miliona e miliona Euro.
—Te sqaroje pse arrihet kaq lehte te zbulohen te dhenat sensitive ne Shqiperi, gje qe po perseritet prej kohesh.
—Te kerkoje denimin e atyre qe jane pergjegjes ne Shqiperi per ndertimin e nje sistemi te tille kaq vulnerabel te mbrojtjes se atyre te dhenave.
—Te identifikojne kush e ka realizuar hakerimin, te kerkojne qofte dhe denimin e tyre formal, etj.
Keto jane detyrat e policise, prokurorise e te shume institucioneve te tjera.
Nuk eshte kercenimi e denimi i medias, qe i ka marre keto te dhena nga burime te publikuara me pare, as detyra dhe as e drejta e tyre ne nje vend demokratik.
Perkundrazi, media ne kete rast sherben si “nje kembane” e forte alarmi e sensibilizimi te opinionit per sa po ndodh dhe rreziqet qe paraqet kjo per stabilitetin e vendit.
Medias nuk mund t’i “mbyllen” as syte e as veshet.
Aq me pak nuk mund t’i “mbyllet” goja!
Kjo eshte demokracia.
Eshte e pa lejueshme te perdoren akte kriminale te realizuara nga te tjere ne nje terren te brishte sigurie ne vend, per te cenuar parimet e demokracise.
Per te cunguar lirite e medias.
Gazeta Pnorama