Ndërhyri me telefon të përballej me Ramën, Lulzim Basha zbulon arsyen pse e bëri
Ndërhyri me telefon të përballej me Ramën, Lulzim Basha zbulon arsyen pse e bëri
16 TETOR 2020
Kryedemokrati Lulzim Basha është pyetur mbi arsyen pse vendosi të ndërhynte me telefon për të debatuar me kryeministrin Rama, i cili ishte dje i ftuar në emisionin “Opinion”.
“Kur ke faktet me vete, kur ke argumentat, ligjin, të vërtetën me vete, pak rëndësi ka nëse je në telefon apo jo. Dje morëm vesh që kemi të bëjmë dhe me një frikacak se nuk pranoi debat. Shqetësimi kryesor që kishte është se nuk i jepte përgjigje pyetjes ku i ke çuar 75 milionë euro të taksave tona. Për sa kohë që këto pyetje që u bënë nuk morën përgjigje, mendoj se shqiptarët shohin, dëgjojnë, se ai ishte një njeri me siklet të madh. Në 30 vite, nuk kemi parë një kryeministër të ketë një siklet të tillë, u çua nga kolltuku me një siklet të madh”, tha Basha.
Gazeta Sot