Ndërhyrja restauruese ne ikonen “Shën Joan Pagëzori” e Vitit 1835. Foto gjate restaurimit.

Përfundon ndërhyrja restauruese e një tjetër vepre në koleksionin e Muzeut Onufri
Përfundoi restaurimi i ikonës   me autor Naum Çetiri (i biri Joan Çetirit).

   

Ajo i shtohet ekspozimit ikonografik në Muzeun Onufri pas një ndërhyrje restauruese një mujore. Vepra paraqiste shume problematika, si: degradim verniku, abrasion të pelikulës piktorike, gufime, dëmtim dhe mungesë grundi, plasaritje të panosë së drurit si dhe depozitime papastërtish të ndryshme.
Pas ndërhyrjes u arrit rezultati i dëshiruar, duke nxjerrë në dukje ngjyrat e ikonës, freskinë dhe madhështinë e veprës. Ajo sigurisht pasuron koleksionin e Muzeut Onufri dhe plotëson kronologjinë në artin e autorëve ikonografë Çetiri. Kush eshte restauratori, nuk kemi informacion nga QKM Berat

Teksti dhe Foto: – Qendra Kombëtare e Muzeumeve, Berat