“Ndërhyrjen diplomatike e bëri Janullatos, skandal”- Fatos Lubonja analizon “krizën” në Kakavijë dhe kujton SMS që i çoi Rama: Pse jemi tek patriotizmi futbollistik
17 gusht 2020
Analisti Fatos Lubonja e ka cilësuar si skandal ndërhyrjen e Kryepeshkopit Anastas Janullatos për të zgjidhur çështjen e krizës në kufi mes Shqipërisë e Greqisë.
Ai thotë në “News 24” se Shqipëria mbetet tek patriotizmi futbollistik ndërsa politika shqiptare bën vetëm luftë propagandistike dhe politike duke zgjidhur vetëm gjërat e vogla.
Fatos Lubonja: Kjo është një krizë e gjatë që ka një histori mbrapa. Ju tregoj ju diçka që ka ndodhur në 2000 kur Edi Rama ishte ministër kulture dhe Ilir Meta kryeministër. Në atë koha, Shqipëria bëri një ndeshje futbolli dhe fitoi 1 me 0 ndaj Greqisë. Në atë kohë, qeveria nxori një shumë 100 mijë euro për futbollistët, se ishin shumë atëherë. Ndërkohë, në spitalin QSUT, kishte një aparat koronaro grafie dhe kishte nevojë për 100 mijë euro për t’u rregulluar, ndërkohë që shqiptarët merrnin rrugën për Janinë si i thonë. Unë shkrova një shkrim “patriotizmin futbollistik”.
Në atë kohë, Ilir Meta nuk reagoi ndërsa ky më çoi një mesazh se ‘pse po vdesin ca pleq atje, nuk do ta bëjmë ne këtë’. Mirë, ky ishte 20 vjet më i ri, por edhe tani është po ky. Për fat të keq! Bie tërmeti, çon ato çunat tek Ronaldo. Bie pandemia dhe çon doktorët në Itali dhe bën atë shoun.
Ndërkohë, që për këtë vend se si i kanë katandisur këta njerëz se nuk është çështja vetëm për emigrantët, por problem më i madh akoma është që këta shqiptarë vazhdojnë të ikin dhe nuk ka asnjë reflektim. Ilir Meta jep ndonjë deklaratë kundër boshatisjes së Shqipërisë, ndërkohë që kanë krijuar një sistem për 5 njerëz.
Më duket Laoceu apo Konfuci të jesh i pasur, në një vend mbretëror është turp, këtu është turp të jesh i pasur në një vend të qeverisur keq.
Faleminderit mund t’i themi Janullatosit në sipërfaqe. Kishte duhet të kishte luajtur një rol të rëndësishëm jo vetëm ortodoksja, por edhe ajo katolike por edhe feja myslimane në kuptimin e humanizmit. Këtu është një shkatërrim. Nuk kanë bërë as ata punën e tyre.
Shoqëria është e rrënuar keq. Një krize duhet të ndihmojë për këtë, por këtu bëjnë vetëm luftë politike. Në thelbin e vet jemi tek patriotizmi futbollistik.
Kjo është luftë propagandistike. Ta çosh çështjen tek greku është gabim, është që ti të mos shikosh përgjegjësitë e tyre, pavarësisht se edhe Greqia ka ato problemet e veta, një lloj lodhje që ka me shqiptarët, një lloj racizmi, etj. Ajo vonesë është për ta fajësuar edhe qeverinë greke, përderisa bëri diçka Janullatos.
Sigurisht ne na takojnë përgjegjësitë tona. Përgjegjësia e parë e madhe e qeverisë ishte menaxhimi skandaloz i pandemisë. Duhet parë këtu, dhe pse kjo qeveri s’ka mundësi të bëjë tampone kur kemi gjithë këto pasanikë të mëdhenj. Ky është problemi i parë. Skandaloze që t’i shkon në Itali t’i bëjnë falas. Këta vijojnë me gënjeshtra se s’kanë para dhe nga ana tjetër i çojnë tek ai grushti i oligarkëve. Përgjegjësi kanë edhe shqiptarët sepse ata votuan këta lloj politikanësh.
Në fakt nuk ka shtet, jo sikur nuk ka vetëm qeveri. Këtu mbretëron anarkia, sepse anarkia këtu është “mjegull do” sepse në një anarki të kontrolluar, mbrohen të gjitha interesat e ujqërve dhe pjesa tjetër janë të braktisur. Këtu është shteti i kapur, prandaj këta janë pa shtet sepse shteti edhe me forcë i ndalon kur është i organizuar, ose bë tamponët kur është i organizuar, ka edhe seriozitetin diplomatik më të madhe. Nuk ka bërë ndërhyrje diplomatike tek shteti grek, e bëri Janullatos. Skandal!
Gazeta Panorama