Ndërhyrjet në zonat turistike, Tare: – Po çon në shkatërrimin e oazeve, shkak mungesa e menaxhimit të turizmit masiv
1 Tetor 2024
Në Kanionin e Langaricës në Përmet po ndërhyhet duke thyer gurë dhe duke prishur shtratin e lumit. Lidhur me këtë problem Auron Tare, menaxher i trashëgimisë kulturore, në një lidhje skype me studion e lajmeve në MCN u shpreh se ky projekt në Bënjë ka kohë që zhvillohet.
Ai tha se prej dy vitesh është duke u bërë një ndërhyrje e ashpër në këto zona për shkak të turizmit masiv teksa theksoi kjo po çon në shkatërrimin e oazeve natyrore. Sipas tij pasuritë natyrore janë duke u shkatërruar sepse mungon një plan menaxhimi për turizmin masiv.Projekti në Langaricë në Bënjë ka kohë që zhvillohet është një projekt i mbështetur nga banka botërore dhe në dijeninë time dhe eksperiencën time në atë zonë ajo ka qenë një nga zonat më të famshme.
Pra janë të jashtëzakonshme dhe të radha vlerat arkeologjike dhe banjat kurative, pra është një kompleks i tërë kulturor natyror. Me sa duket vitet e fundit turizmi e ka krijuar këtë oaz dhe ka dy vite që po e kthejnë këtë zonë në një turizëm masiv.
Dhe kur isha aty para dy ditësh ishte një trishtim i madh të shihje këto pamje që thyenin gurë dhe gërmonin, po bëhet një ndërhyrje shumë e ashpër në atë zonë për hir të turizmit masiv dhe fatkeqësisht në dëmtimin e lumit që mbrohet me ligj ka ca ligje që duhen zbatuar por këtu nuk po pyetet më për ligje, bashkia mbyll sytë.
Në të gjithë vendet e bukura të krijuara nga natyra po prishen me shpejtësi dhe kjo po shikohet qartësisht impakti i turizmit masiv me dëmtime të tilla. Ky është një problem i madh sepse s’ka plan menaxhimi i numrit të madh të njerëzve