Ndërmjetësimi i krizës, zv/ambasadorja amerikane në zyrën e Ramës
Ndërmjetësimi i krizës, zv/ambasadorja amerikane në zyrën e Ramës
Zëvendësambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Leyla Moses – Ones ka zhvilluar një takim me kreun e qeverisë Edi Rama pasditen e së enjtes në ambientet e kryeministrisë.
Ones, përfaqësuesja më e lartë e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, e bën këtë vizitë pak ditë pas takimit me kreun e opozitës Lulzim Basha dhe aleatët e tij, takime të cilat erdhën pas heqjes dorë nga mandatet parlamentare dhe protestave të thirrura nga kjo e fundit.
Ambasada e SHBA-së në deklaratat e saj ka kundërshtuar këtë vendim radikal të koalicionit opozitar, si dhe ka përsëritur thirrjet për mos ushtrim dhune në tubimet e thirrura nga opozita.
v.l/ Dita