Ndërprerja e energjisë në vend, Jola Hysaj: Tigri 1″ dhe “Tigri 2”(Fantazme) do të shërbenin si gjeneratorë për emergjencat, por s’ndodhi kurrë!
5 Janar 2025
Sekretarja për marrëdhëniet me publikun në PD, Jola Hysaj, ka reaguar në Facebook pas ndërprerjes së energjisë elektrike në disa qytete të vendit, përfshirë Durrësin.
Ajo postoi një mesazh duke theksuar se pamjet që e errësirës nga qyteti bregdetar nuk ishin nga filmi “Bateri të djegura”, por nga realiteti i qytetit të Durrësit.
Hysaj rikujtoi vendosjen e “Tigri 1” dhe “Tigri 2”, të ankoruara në Portin e Vlorës, të cilat, sipas saj, do të shërbenin si gjeneratorë në rast emergjencash, por kurrë nuk ishin aktivizuar.
Ajo theksoi se qytetarët vazhdojnë të paguajnë për energjinë elektrike, ndonëse shërbimi nuk ofrohet siç duhet, duke kritikuar OSSHE-në për mosfunksionimin e automatikëve të energjisë.