Ndërron jetë Agim Cerga, shkrimtar, gazetar dhe ish-sekretar i Lidhjes së Shkrimtarëve
Agim Cerga shkrimtari i njohur shqiptar ka ndërruar jetë në Kanada. Agim Cerga ka lindur në Shqiperi ne 1934 dhe aktualisht me banim ne Kanada. Ka qenë për disa vite (nga viti 1977 deri ne 1981) sekretar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artisteve të Shqipërisë, redaktor në gazetat dhe revistat letrare që dilnin në atë kohë, gazeta “Zëri i Rinisë”, “Drita”, revista “nëntori” etj.
Shkrimtari Agim Cerga ka botuar 22 libra, prej te cileve 9 janë romane, 6 janë vellime me tregime, 6 janë novela, si edhe nje vellim me 3 drama. Nje pjese e mire e librave te tij janë ribotuar ne Kosove dhe kritika letrare i ka vleresuar shume mire. Ka marre mbi 12 cmime ne konkurset kombetare dhe cmime vjetore te organeve letrare; nder to mund te permenden: Cmimin e Pare per tregimin, “Enderra te Varfera” marre ne konkursin e fakultetit te filologjise; Cmimin e Pare per tregimin, “Mall” ne konkursin kombetar te ushtrise; Cmimin e pare per novelen, “Bore e Pashkelur” ne konkursin kombetar; Cmimin e Dyte per novelen, “Era e Forte” ne konkursin kombetar; Cmimin e Dyte per novelen, “Vija e Ujit” ne konkursin kombetar; Cmimin e Dyte per novelen, “Ere e Forte” ne konkursin kombetar; Cmimin e Dyte per romanin, “Shtepia” ne konkursin kombetar; Cmimin e Trete per tregimin “Oxhaku” ne konkursin kombetar; Cmimin e Trete per tregimin, “Kur Vinte Pranvera” ne konkursin kombetar; Cmimin e Pare Vjetor per tregimin, “Vishnja Pikonte Gjak” dhene nga revista Shqiptarja e Re; Cmimin e Pare Vjetor per tregimin, “Kali im i dashur” dhene nga revista Pionieri; Cmimin e Dyte Vjetor per tregimin, “Kush është heroi” dhene nga gazeta Drita; Cmimin e Dyte Vjetor per tregimin, “Zeri” dhene nga revista Nentori; Cmimin e Dyte per dramen, “Fytyra e Nates, ne konkursin kombetar te drames; Cmimin e Dyte per dramen, “Fanitja” ne konkursin kombetar te drames. Ka marre 2 Urdhera Pune si edhe Urdherin Naim Frasheri te Klasit te Pare.
Ka qendruar per shume vite ne baze. është kritikuar rende per tregimin, “Enderra te Varfera” nga kritiku Razi Brahimi si nje tregim dekadent ku nuk perfaqesoheshin idealet e rinise se kohes komuniste, por jepej me ngjyra pesimiste bota e mbrendeshme e personazhit. është kritikuar rende novela, “Mengjesi i Larget” ne nje plenium te Lidhjes se Shkrimtareve nga kritiku Adriatik Kallulli dhe Bedri Dedja duke e konsideruar novelen si nje krijim me ngjyra te erreta dekadente dhe qe personazhi kryesor mblidhej ne boten e tij shpirterore duke renkuar nga nje dashuri e pafat, ne vend qe te jepej pasjoni revolucionar (aq i kerkuar i kohes) dhe dashuria e tij per nxenesit si mesues. Per novelen e lartpermendur, njeri nga recenzentet shkruante, duke perseritur pothuajse te njejtat verejtje te pleniumit per letersine, madje, duke shkuar me tej dhe duke e cilesuar novelen te rrezikeshme po te botohej dhe per botimin e saj do te mbante pergjegjesi jo vetem autori, por edhe shtepia botuese. Megjithate, novela u botua dhe pati sukses nga lexuesi. është kritikuar per tregimin, “Drite ne Fushe” si prishes i moralit te familjes socialiste. Per romanin, “Legjenda e Vadave” ka vuajtur mbi 2 vite para se ta botonte dhe është hequr nga cmimi i trete ne konkursin kombetar ne castet e fundit.
Gjithashtu mbas shume perpjekjesh ka mundur te botoje novelen, “Mjështër Danai” qe pengohej te botohej si liber nga shtepia botuese, “Naim Frasheri” me verejtje absurde.
Nga Gazeta Shqiptare