4 Prill 2024

Juan Vicente Pérez Mora nga Venezuela, i cili në vitin 2022 u shpall njeriu më i vjetër në botë, në Librin e Rekordeve Botërore Guinness, ndërroi jetë ditën e djeshme.

I moshuari ndërroi jetë në moshën 114-vjeçare, njoftuan sot autoritetet dhe familja e tij.

Më 4 shkurt 2022, Juan Vicente Pérez Mora, atëherë 112 vjeç u njoh zyrtarisht si personi më i vjetër në planet, sipas faqes së internetit të Rekordeve Botërore Guinness.

Babai i 11 fëmijëve, Juan Vicente Pérez Mora kishte në vitin 2022 41 nipër e mbesa, 18 stërnipër dhe 12 stërnipër.

abcnews.al