Ndërron jetë parakohe Studiuesi dhe gazetari i njohur shqiptar Ramadan Musliu. Krijimtaria letrare dhe publicitika në zi!
Ndërron jetë parakohe Studiuesi dhe gazetari i njohur shqiptar Ramadan Musliu. Krijimtaria letrare dhe publicitika në zi!
22 TETOR 2020
Një lajm i hidhur për gazetarin dhe letërsinë shqiptare. Në moshën 66-vjeçare ka ndërruar jetë gazetari dhe ish-deputeti Ramadan Musliu, raporton Gazeta Ekspress.
Musliu studioi Letërsi dhe gjuhën shqipe në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës ku mbaroi edhe studimet pasuniveristare.
Krijimtarinë letrare dhe publicitike (gazetareske) e filloi herët. Ai gjatë viteve 1977-1980 ka punuar arsimtar i lëndës gjuhë dhe letërsi shqipe në Qendrën Shkollore “Kuvendi i Lezhës”.
Po ashtu ai ka punuar edhe si gazetar i kulturës në gazetën e përditshme Rilindja dhe ishte anëtar i redaksisë së Revistës së përdyjavshme për kulturë “Fjala” të Prishtinës, nga viti 1981-1993.
Ramadan Musliu, ishte deputet i Kuvendit të Kosovës nga viti 2004 deri në vitin 2007.
Krijimtaria e plotë e Ramadan Musliut: 1993 – 2004 Punoi si redaktor kulture e pastaj edhe si drejtues i të përditshmes “Rilindja”, botimi i Tiranës. Gjatë kësaj periudhe drejtoi Shtepinë botuese “Eurorilindja”.
2003 – 2004 Drejtoi revistën letrare “Kalendari letrar”. 2004 – 2007 ishte deputet i Kuvendit të Kosovës.
2008 – 2010 Punoi si këshilltar politik i ministrit të kulturës në Qeverinë e Kosovës. Botoi pesë libra me studime dhe kritikë letrare:
1990 – “Mbindërtimi poetik”, Prishtinë; 1998 – “Konfiguracione narrative”, Tiranë; 2005 – “Estetikja e dallueshme”, Prishtinë;
2010 – “Ekskurs në letërsinë për fëmijë”, Shkup; 2012 – “Tangjenta letrare”, Prishtinë;
1997 – “Vetëripërtëritja e totalitarizmit”, Tiranë, libër publicistik Autor i pesë librave me poezi:
1981 “Parodia e trupiut”, Prishtinë; 1985 “Shqisa e gjashtë”, Prishtinë; 1987 “Pasqyra e të rrëfyerit”, Prishtinë, 1996 “Kënga e sibilave”, Tiranë, 2004 “Në zemrën e gjërave”, Prishtinë
Poezitë e tij janë përkthyer në anglisht, rumanisht, frëngjisht, serbisht, maqedonisht slllovenisht dhe është prezantuar në antologjinë e poezive ndërkombtare për vitin 2010 dhe është fitues i disa çmimeve letrare.
Gazeta Sot