Ndërtimet pa leje, Lapaj: Ka marrë edhe rolin tim, Rama në mëngjes kryeministër, në darkë aktivist
13 Shtator 2022
I ftuar në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, aktivisti Adriatik Lapaj u shpreh se Rama në mëngjes bën kryeministrin dhe në darkë kritikun e vetës, duke marrë edhe rolin e tij si aktivist.
Ai tha se nuk mund të thuash se këtu ka ndërtime pa leje dhe të dalësh nesër të thuash që të mos e marrin më sysh kryebashkiakun këtu ka një non sens logjik.
Lapaj: Është unik rasti i Ramës sepse funksionin me fasha orare. Një pjesë bëhet opozitar një pjesë aktivist. Më magjeps me gjuhën si flet kur flet si aktivist sepse them që është gjuha ime kjo, pra ai merr edhe rolin tim dhe roli ne çdo qytetari. Në mëngjes është kryeministri, në darkë është kritik i kryeministrit, sipas oreksit të tij.
Nuk mund të jesh brenda ujit dhe të mos jesh i lagur. Nuk mund të thuash se këtu ka ndërtime pa leje dhe të dalësh nesër të thuash që të mos e marrin më sysh kryebashkiakun këtu ka një non sens logjik. Është njëlloj sikur të kapësh hashash dhe të thuash se kreu i komisariatit është goxha burrë. Ne kemi ligje për ndërtimet pa leje sepse është krim.
Nga OraNews