Ndërtimi kushton më lirë/ Bie çmimi i tullave e çimentos, shtrenjtohen pagat
4 Dhjetor 2024
Kërkesa e lartë në treg dhe taksat në fuqi, vështirë se mund të ulin çmimet, veçanërisht në Tiranë dhe në bregdet.
Kostot në sektorin e ndërtimit janë ulur këtë vit, pasi lëndët e para po kushtojnë më lirë. Sipas INSTAT, inflacioni në këtë sektor 1.6% nga 4.2 që ishte në vitin 2023.
Ndërtimi i një pallati po kushton më pak se një vit më parë dhe disa herë më lirë se në vitin 2022.
Kostot në sektorin e ndërtimit janë ulur këtë vit dhe sipas Institutit të Statistikave, ndryshimi vjetor është 1.6% nga 4.2 që ishte në vitin 2023.
Materialet e ndërtimit dhe materialet elektrike, janë zërat kryesorë që kanë ndikuar në uljen e kostove, pasi ato po blihen nga ndërtuesit më lirë.
Ndërkohë, shpenzime për paga, energji e transport janë shtrenjtuar, por nuk kanë ndikuar në rritje domethënëse të kostove ndërtimore.
Për qytetarët, të cilët kërkojnë të blejnë apartamente në të ardhmen, ulja e kostove në ndërtim është lajm i mirë, por çmimi i tyre varet edhe nga faktorë të tjerë.
Për, shembull kërkesa e lartë në treg dhe taksat në fuqi, vështirë se mund të ulin çmimet, veçanërisht në Tiranë dhe në bregdet.