Ndini Bardhi- Piktor i Peisazhit. – Album Foto. –
Ndini Bardhi- Piktor i Peisazhit.
Ndini R. Bardhi lindi më 2 janar 1950 në Bubullimë të Lushnjës. Ka mbaruar Liceun Artistik “Jordan Misja” dhe Akademinë e Arteve të Bukura “M. Grigoresku” të Bukureshtit, Rumani.
Krijimtaria e tij artistike është shfaqur para publikut shqiptar dhe të huaj nëpërmjet 18 ekspozitave personale në gjininë e peizazhit dhe të portretit. Tematika ku është ngjyer peneli i tij është bukuria e natyrës dhe e portretit njerëzor. Me ftesë të drejtpërdrejtë të Galerive të Romës, Parisit, Berlinit, Varshavës, Bukureshtit, Athinës e të tjera, ka hapur ekspozita personale, ku është vlerësuar për artin e tij, duke marrë edhe tri çmime ndërkombëtare në Romë, Varshavë dhe Berlin. I preferuar si piktor dhe për artin realist figurativ në grafikë, ka pasur nderin dhe privilegjin të hap ekspozita me tema fetare kuranore në Botën Islame si në Iran, Siri dhe Egjypt, me ftesën e këtyre vendeve.
Kohët e fundit, është marrë shumë me portretet e njerëzve të thjeshtë dhe të artistëve shqiptarë dhe të huaj. Ato zenë një fond të rëndësishëm vlerash artistike, sidomos të artistëve figurative, të skenës dhe kinematografisë shqiptare. Ato përbëjnë portretin e vlerave dhe bukurinë e shpirtit njerëzor, në të njëjtën kohë një angazhim për ta, për artin dhe kulturën shqiptare. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë dhe “Artist pa kufi” në Akadmeinë e Arteve Europiane, Luksenburg.
Jeton ne Tirane