Ndodh edhe keshtu(!) ” … ka mbritur në përfundimin se 93 % e fjalëve që ne përdorim qënkan me origjinë nga gjuhë te tjera, sllave, greke apo turke… Pra vetëm 7% qenkërkan fjalë mirfilli të shqipes. …”-
Ndodh edhe keshtu(!) ” … ka mbritur në përfundimin se 93 % e fjalëve që ne përdorim qënkan me origjinë nga gjuhë te tjera, sllave, greke apo turke… Pra vetëm 7% qenkërkan fjalë mirfilli të shqipes. …”. –
Nga: Perparim Kabo.
Nuk mund të heshtet…Një fjalor shqip-shqip i vlerësuar edhe nga Akademia jonë e Shkencave ka mbritur në përfundimin se 93 % e fjalëve që ne përdorim qënkan me origjinë nga gjuhë te tjera, sllave, greke apo turke…Pra vetëm 7% qenkërkan fjalë mirfilli të shqipes…Argumenti është thjesht se ato fjalë gjenden në fjalorit e këtyre gjuhëve..është fjala për fjalorët e tyre në ditët tona…Tani le të arsyetojmë…
1- Nëse ne shqiptarët kishim nevojë për këto fjalë…pse nuk i krijuam, sepse i bie të besosh që komunikimi nuk kryhej me fjalë por me gjeste deri sa më në fund gjetën fjalën që sigurisht nuk krijoi përmbajtjen kuptimore pasi ajo ishte por nuk qe identifikuar ende në fjalë? Po pse atë 7% fjalë shqipe i krijuam ndërsa pjesën tjetër jo …prisnim ti importonim?
2- Fjalët na qënkan marë nga gjuhë të tjera…ok dakord po si ndodhi…pra si u sigurua kontakti?! Nëse kjo është bërë nga disa njerëz që lëviznin dhe hynin në kontakt me këta të huaj, sllav, grek apo turq…si e kuptuan ata që kjo fjalë ka këtë kuptim?! Eshtë në logjikën më të thjeshtë që nëse merr një fjalë të huaj për ta mësuar se çfarë kuptimi ka, do ta njësosh atë me homologen e saj në gjuhën që ti njeh apo zotron si gjuhën e nënës. Por nëse ti se ke atë fjalë si edhe mëtojnë këta që kanë bërë fjalorët,.. atëhere si do ta kuptosh se cili është thelbi kuptimor i një fjale që vjen nga një gjuhë e huaj? I bie që ti të nisësh të mësosh këtë fjalë për herë të parë në jetën tënde…edhe si kuptim dhe si shprehje me me fonema kuptimore. Pra me këtë të niskërka edhe njohja si proces tek ty.
3- Si mundën këta që i mësuan të parët këto fjalë(po e bëjmë këtë kompromis thjesht për një pyetje të mëtejshme) ua mësuan të tjerëve…popullt të thjeshtë i cili kishte vetëm komunikimin oral?
4- Nëse një popull si sllavët e jugut vijnë këtu në shekullin e VI pas K
rishtit dhe ne jemi këtu me kontribute në kulturën parahelene dhe romake…deri me papë dhe me perandorë në Romë…ne paskemi pritur që fjalët të na i sillnin këta ardhacakët…?!
5- Nëse të parët tanë kishin një kulturë materiale shumë të zhvilluar aq sa Jul Cesari mbante letër këmbim me Butrintin …dhe pasuesi i Cesarit po ashtu…si ka mundësi që ata komunikonin në atë kohe kur ne fjalët prisnin të na i sillnin sllavet e shekullit të VI pas krishtit kur Jul Cesari u vra në 15 mars të vitit 44 para krishtit…?!
Është e turpshme që fjalor të tillë që kuturbojnë mosdije dhe fallcifikime qarkullojnë. Jam i sigurt që po ta botonte ndonjë maqedon apo serb, grek apo rus…do kercenin pupthi të gjithë patriotët e stinës…por kur ky fjalor është produkt i yni kjo nuk krijon shqetësim…! Edhe diçka tjetër…
Gjuha nuk është thjesht element linguistik, filologjik apo gramatikor…Fillimisht ajo është mendim dhe motivohet nga mendimi qëkurse u krijua…Këtu nis dhe analiza e historisë etimologjike…Mjaft më me gjëra pa vlerë që rrëzohen edhe nga pyetjet më të thjeshta logjike…! Filozofia e gjuhës nuk është punë fjalorësh…! Ju me demek akademik lexoni Petro Zhejin…mereni mundimin!
14 maj 2018.