Ndodh edhe keshtu:- Qendra e Librit Konference ku ‘i flet’ sallës bosh. Konferenca ‘Asdreni’, 150-vjetori i lindjes së poetit të madh, pa risi e pjesëmarrës.
Ndodh edhe keshtu:- Qendra e Librit Konference ku ‘i flet’ sallës bosh. Konferenca ‘Asdreni’, 150-vjetori i lindjes së poetit të madh, pa risi e pjesëmarrës.
19 Prill 2022
Nga Anila Dedaj
Konferenca ‘Asdreni’, 150-vjetori i lindjes së poetit të madh, pa risi e pjesëmarrës, Qendra e Librit ‘i flet’ sallës bosh
Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit organizoi këtë të martë konferencën “Asdreni”, në nder të 150-vjetorit të lindjes së poetit, publicistit e personalitetit të Rilindjes. Të ftuar Xhevat Lloshi, Ymer Çiraku e të tjerë studiues i mbajtën kumtesat e tyre përballë sallës bosh. Ky është aktiviteti i radhës i Qendrës pa pjesëmarrës dhe shkak nuk janë kufizimet anti-COVID.
Fotografia e karrigeve bosh, në sallën “UNESCO” të Muzeut Historik, teksa Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit mban aktivitetin e radhës, duke e ‘ngrirë’ në kohë.
“Ky aktivitet që ne po bëjmë sot këtu simbolik, është vetëm nisja e një sipari aktivitetesh që Qendra e Librit dhe Ministria e Kulturës do të bëjë përgjatë këtij viti jubilar”, thotë Alda Bardhyli, drejtore e QKLL-së.
‘Na flet Asdreni’, koncert në Korçë për 150-vjetorin e lindjes së poetit
Ndonëse një ditë më parë është njoftuar se do të mbahet konferenca “Asdreni”, për nder të poetit, publicistit e veprimtarit në këtë 150-vjetor të lindjes, të vetmit pjesëmarrës janë gazetarët dhe studiuesit që do të referojnë….
“Asdreni është një nga personalitet e shquara në panteonin e letrave shqipe”, shprehet studiuesi e pedagogu Ymer Çiraku.
“Nga njëra anë ka përdorur forma formaliste të traditës poetike, të cilat sigurisht e lexojnë poezinë nga leximi i zakonshëm, ndërsa nga ana tjetër ka bërë eksperimente. Unë në këtë pikë dëshiroj të tërheq vëmendjen duke thënë, se ai që nuk bën eksperimente në poezi nuk është poet”, thotë studiuesi Xhevat Lloshi.
“Poezia e tij është direkte, pra e drejtpërdrejtë, në këtë procedurë për të grumbulluar në një shprehje sa më efikase”, shprehet shkrimtarja Mimoza Ahmeti.
Performanca e një recitimi, a këndimi të Himnit Kombëtar në nder të autorit, Aleksandër Stavre Drenova, në këto rrethana duket luks i tepërt, ndaj të ftuarit përpiqen edhe të improvizojnë.
Kumtesat e studiuesve Xhevat Lloshi, Ymer Çirkau, Mimoza Ahmeti e të tjerëve, zbulohen gjatë ligjërimit, e tentojnë të shpalosin vlerat e një prej personaliteteve më të njohura të Rilindjes në të gjitha dimensionet, përballë sallës bosh, ku herë pas here, ndihen hapat e atyre që largohen.
Gazeta Shqiptarja.com