Ndodh grabitja më të madhe e pas luftës ne Gjermani. –
Ndodh grabitja më të madhe e pas luftës ne Gjermani. –
25 nentor 2019
Thyhet siguria në vendin më të madh në Evropë dhe ndoshta në botë, ku mbahet koleksioni i thesareve të çmuara dhe jashtëzakonisht të rralla, që i përkasin shekullit të 18-të të ruajtura në Dresden të Gjermanisë.
Policia ka konfirmuar grabitjen e thesareve historike me vlerë prej 1 miliardë euro këtë mëngjes.
“Ne mund të konfirmojmë një grabitje ndodhur në Vault Green,” tha zëdhënësi i policisë Thomas Geithner.
Policia në Dresden konfirmoi se grabitja e quajtur më e madhja e historisë së pas luftës ka ndodhur në orët e para të së hënës.
Bild raporton se grabitësit hynë brenda pasi prenë furnizimin me energji elektrike dhe më pas u futën në ambientet e saj përmes një dritareje në koleksionin shtetëror të artit dhe morën prej andej sende argjendi dhe sende me vlerë të madhe historike.
Autorët janë në arrati, sipas policisë, dhe hetuesit po punojnë për të përcaktuar saktësisht se si ndodhi vjedhja “e guximshme”, shkruan “Bild”.
Koleksioni, që shpesh quhet thesari më i madh në Evropë, u krijua midis viteve 1723 dhe 1730 dhe përfshin një sërë xhevahirash mbresëlënëse, vepra arti dhe është e vendosur në dy kate të Pallatit Mbretëror. Me një shënim në faqen e internetit të koleksionit thuhet se pallati është mbyllur të hënën për “arsye organizative”.
Mediat gjermane e kanë pagëzuar bandën si “Banda e Limuzinës” pasi grabitësit u larguan nga vendi me një limuzinë. Banda e grabitësve kanë marrë bizhuteri historike, diamantë dhe gurë të cmuar, ndërsa përllogaritjet e para flasin për një dëm prej miliarda dollarësh. Kamerat e sigurisë kanë mundur të filmojnë shumë pak nga banda e grabitësve, por Bild raporton se ata janë larguar me një limuzinë.
Gazeta Panorama