Ndodh përmbysja e madhe: – Publikohet sondazhi më i fundit: – Ja kush i fiton zgjedhjet
Ndodh përmbysja e madhe: – Publikohet sondazhi më i fundit: – Ja kush i fiton zgjedhjet
16 PRILL 2021
Nga: Gazeta Sot
Kompania “Smith Research & Consulting” ka realizuar një sondazh për zgjedhjet në Shqipëri rezultatet e të cilit u publikuan në Klan Kosova. Në këtë sondazh ku është përdorur metodologjia e studimit sasior ku janë pyetur 1 mijë persona nga data 27 mars e deri më 9 prill.
Sipas këtij sondazhi, del se qytetarët janë shumë të interesuar që të votojnë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Ky sondazh nxjerr se Partia Demokratike e Shqipërisë në krye me Lulzim Bashën do të dalë fituese e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.
Në pyetjen: “Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, për cilën parti do të votonit?
44.7% e pjesëmarrësve kanë zgjedhur Partinë Demokratike të Shqipërisë – Aleanca për Ndryshim në krye me Lulzim Bashën. 42.5% kanë zgjedhur Partinë Socialiste në krye me Edi Ramën dhe 11.3% janë përcaktuar për Monika Kryemadhin me Lëvizjen Socialiste për Integrim.Po ashtu në pyetjen se cili kandidat mund ta integrojë Shqipërinë në Bashkimin Evropian, 57.2 për qind e të anketuarve kanë thënë se Lulzim Basha mund ta bëjë këtë; ndërsa 42.8 për qind prej tyre kanë përzgjedhur Edi Ramën.
Në pyetjen e gjashtë të këtij sondazhi: Kush mendoni se do të fitojë zgjedhjet e ardhshme? 53.1 për qind kanë përzgjedhur Partinë Demokratike; ndërsa 44.2 për qind kanë shënjuar Partinë Socialiste.