Ndoka “plas bombën”: – Para 1 viti Basha u merrte lekë kandidatëve, tani u jep që të qëndrojnë në garë
Ndoka “plas bombën”: – Para 1 viti Basha u merrte lekë kandidatëve, tani u jep që të qëndrojnë në garë
28 JANAR 2022
Ka qenë i ftuar ditën e sotme në ‘Zona Zero’ në Top News kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka.
Teksa ka komentuar situatën politike dhe zgjedhjet e pjesshme që do të mbahen në 6 mars, Ndoka ka treguar se askush nuk dëshiron të garoj nën logon e PD-së së Lulzim Bashës.
Ai është shprehur se para një viti Lulzim Basha të gjitha këndidatëve që i vendoste për të kandiduar u kërkonte lekë, kurse tashmë ai u ofron lekë dhe askush nuk pranon të marrë pjesë në garë.
Sipas Ndokës kjo tregon se brenda Partisë Demokratike është një gjendje shumë e rëndë dhe në pamundësi për të përzgjedhur kandidatë në zgjedhjet e 6 marsit
“Të jemi të qartë. Nëse para një viti Lulzim Barava u merrte lekë kandidatëve për t’i kandiduar, tani po i jep lekë që të qëndrojnë në garë dhe asnjë nuk merr përsipër të garoj në sfidën e Lulzim Bravës. Këtë e them në aspektin e një realiteti kolektiv. Partia që ka mbajtur peng Lulzim Basha është në pamundësi për të përzgjedhur kandidatë.”- tha Nard Ndoka në Top News..
Gazeta Shqip