Ndotja e Elbasanit: Uji, ajri dhe toka të ndotura nga aktiviteti i fabrikave në zonën industriale
12 Shkurt 2023
Nga Edisona Skënderi
Shqipëria është shteti i gjashtë në Evropë për numrin e vdekjeve si pasojë e ndotjes, me 140 vdekje për 100.000 banorë, dyfish më shumë se shtetet e Bashkimit Evropian.
Në Elbasan toka, uji e ajri vijojnë të ndoten nga aktiviteti i fabrikave në zonën industriale të qytetit.
Ekspertët e mjedisit kërkojnë marrjen e masave urgjente veçanërisht për vendosjen e impianteve që do të bënin të mundur trajtimin e ujërave që dalin nga këto fabrika.
“Këtu nuk ka një impiant për trajtimin e ujërave të zeza dhe industriale.Lumi Shkumbin është lumë i vdekur, i sëmurë. Kur thuhet lumë i sëmurë, janë toka të sëmura dhe shëndet i traumatizuar,” tha eskperti Ahmeti.
Ahmet Ahmeti thotë se impakti i ndotjes së shëndet është i madh dhe gjendja është alarmante.
“Operatorët e mëdhenj s’kanë blerë as impiante, kjo është alarmante për shëndetine njerëzve sepse banorët që jetojnë aty i paguajnë haraçet. Por dhe ne që jemi pak larg nga zona industriale ndikohemi herë pas here,” tha ai.
Nga monitorimi që kanë kryer ekspertë të mjedisit rezulton se ajri ka një përmirësim të lehtë.
“Por atje ama duhet të zbatohet ligji dhe ligji duhet të përgjithësohet që operatorëve mos tu shkojë mendja të ndosin,” tha ai.
Shqipëria është shteti i gjashtë në Evropë për numrin e vdekjeve si pasojë e ndotjes, me 140 vdekje për 100.000 banorë, dyfish më shumë se shtetet e Bashkimit Evropian.