Ndre Durrsaku, profesor i Universitetit të Durrësit (“Studium generale“), i pari i këtij lloji në Ballkan! Shtatorja e Tij. –
Ndre Durrsaku, profesor i Universitetit të Durrësit (“Studium generale“), i pari i këtij lloji në Ballkan! Shtatorja e Tij. –
Burime që dalin nga arkivat dhe bibliotekat e Kuvendit Françeskan dhe Kuvendit Dominkan në Dubrovnik, përveç njoftimeve të rëndësishsme për historinë tonë të moçme, ofrojnë edhe njoftime për të parin universitet në Ballkan, Universitetin e Durrësit (“Studium generale“, në vitet ’80, të shek. XIV), universitet ky i themeluar nga dominikanët durrsakë, që vepronin ç’prej vitit 1224 në Kuvendin e Shën Maurit në Durrës.
Nga burimet që fshihën në arkiva dhe biblioteka të përmendura më sipër bëhet e njohur se, sukseset osmane në Betejën e Savrës (1385), kishin shkaktuar frikë edhe te profesorët e Universitetit të Durrësit, një pjesë e të cilëve do të detyrohën ta braktisnin vendlindjën për tu ngulitur sidomos në qendra të Dalmacisë dhe Italisë.
Me vete kishin bartur edhe fonde me dorëshkrime të pasura me minjatura, të cilat gjatë shek. XV janë vendosur në Bibliotekën e Kuvendit Dominikan në Split, si dhe në Bibliotekën e Kuvendit Dominikan në Braç (Kroaci). Tashmë është e njohur se profesori, Gjon Durrsaku kishte vajtur në Zarë, dhe atje ishte caktuar për rektorin e parë të Universitetit të Zarës (1396).
Ndërsa, Ndre Durrsaku (mesi shek. XIV-13 qershor 1393), një profesor tjetër i Universitetit të Durrësit, që po zbulohet rishtazi, i njohur edhe si doktor i shkencave teologjike (Universiteti i Bolonjës, 1380), në vitin 1387, qe emruar për arqipeshkëv të Arqipeshkvisë së Raguzës!