Ndre Durrsaku, profesor i Universitetit të Durrësit (“Studium generale“), i pari i këtij lloji në Ballkan! –

Nga: Jahja Drancolli. –

  • Burime që dalin nga arkivat dhe bibliotekat e Kuvendit Françeskan dhe Kuvendit Dominkan në Dubrovnik, përveç njoftimeve të rëndësishsme për historinë tonë të moçme, ofrojnë edhe njoftime për të parin universitet në Ballkan, Universitetin e Durrësit (“Studium generale“, në vitet ’80, të shek. XIV), universitet ky i themeluar nga dominikanët durrsakë, që vepronin ç’prej vitit 1224 në Kuvendin e Shën Maurit në Durrës. Nga burimet që fshihën në arkiva dhe biblioteka të përmendura më sipër bëhet e njohur se, sukseset osmane në Betejën e Savrës (1385), kishin shkaktuar frikë edhe te profesorët e Universitetit të Durrësit, një pjesë e të cilëve do të detyrohën ta braktisnin vendlindjën për tu ngulitur sidomos në qendra të Dalmacisë dhe Italisë.

  • – Me vete kishin bartur edhe fonde me dorëshkrime të pasura me minjatura, të cilat gjatë shek. XV janë vendosur në Bibliotekën e Kuvendit Dominikan në Split, si dhe në Bibliotekën e Kuvendit Dominikan në Braç (Kroaci). Tashmë është e njohur se profesori, Gjon Durrsaku kishte vajtur në Zarë, dhe atje ishte caktuar për rektorin e parë të Universitetit të Zarës (1396). Ndërsa, Ndre Durrsaku (mesi shek. XIV-13 qershor 1393), një profesor tjetër i Universitetit të Durrësit, që po zbulohet rishtazi, i njohur edhe si doktor i shkencave teologjike (Universiteti i Bolonjës, 1380), në vitin 1387, qe emruar për arqipeshkëv të Arqipeshkvisë së Raguzës!

Burimi: Mbishkrimi epigrafik dhe busta e Ndre Durrsakut në Kuvendin Dominikan të Dubrovnikut (foto te realizuara më 20/10/2017).