Ndryshim drastik i motit/ Shihni çfarë ka ndodhur në malet e Kukësit

27 SHTATOR 2020

Reshjet e dendura të shiut dhe erërat e forta që kanë përfshirë mbrëmjen e djeshme të gjithë vendin kanë shkaktuar përmbytje të rrugëve në Tiranë dhe disa qytete. Por situata është kthyer në normalitet në orët e para të mëngjesit me pushimin e reshjeve të shiut ku automjet kanë qarkulluar pa probleme.

Ky mot i keq në të gjithë vendin ka sjellë borën e hershme në malet e Kukësit.

Bora e parë zbardhi majat e Gjallicës dhe Koritnikut në Kukës. Reshjet e para të borës janë regjistruar edhe malet e Sharrit në Kosovë.

Jemi në muajin e parë të vjeshtës, por duket se dimri ka trokitur mjaft shpejt në verilindje të vendit.

Reshjet e dëborës u regjistruan pas mesnate, kur temperaturat shënuan rënie të ndjeshme pas ndërprerjes së reshjeve të shiut.

Sipas parashikimit të meteorologëve, reshjet me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtër do të vijojnë edhe përgjatë të dielës në disa zona të vendit.

Gazeta Sot