Ndryshime në qeveri/ Rama largon Gent Cakajn, rikthen në kabinet ish-ministrin
Ndryshime në qeveri/ Rama largon Gent Cakajn, rikthen në kabinet ish-ministrin
29 DHJETOR 2020
Kur na ndajnë vetëm pak muaj nga zgjedhjet parlamentare, kryeministri Edi Rama ka bërë disa ndryshime të rëndësishme në qeveri.
Gent Cakaj nuk do jetë më ministër i Jashtëm, ndërsa në vend të tij, Rama ka emëruar Olta Xhaçkën që drejtonte ministrinë e Mbrojtjes.
Ndërkohë, kreu i qeverisë ka rikthyer në kabinet Niko Peleshin, i cili do mbaj postin e ministrit të Mbrojtjes.
“Pas një periudhe intensive pune në kryesimin e OSBE si edhe punës së madhe me përkushtim e profesionalizëm të Gent Cakajt si ministër në detyrë, ky është momenti për t’ia kaluar bashkarisht stafetën Olta Xhaçkës që të kryejë detyrën e ministres për Europën dhe Punët e Jashtme. Dua ta falenderoj me mirënjohje Gentin jo vetëm për dinjitetin në kryerjen e detyrës së derisotme, po edhe për gatishmërinë e plotë për të vijuar përpjekjen e përbashkët, duke u rikthyer në kabinetin e kryeministrit. Ndërkohë Niko Peleshi do të drejtojë ministrinë e mbrojtjes.”, shkruan Rama në twitter.
Gazeta SHQIP