Ndryshon sërish moti, ja çfarë pritet ditën e nesërme sipas Shërbimit Meterologjik
Ndryshon sërish moti, ja çfarë pritet ditën e nesërme sipas Shërbimit Meterologjik
29 TETOR 2020
Për ditën e Premte moti në orët e para të mëngjesit do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht në relievet e larta malore në formë shtrëngatash afatshkurtër, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.
Megjithatë kjo paqëndrueshmëri nuk zgjat shumë dhe pjesa tjetër e ditës parashikohet të ketë mot të kthjellët por edhe alternime vranësirash kalimtare.
Era do të fryjë me drejtim kryesor veriperëndim dhe shpejtësi 1-10m/s dhe lokalisht përgjatë vijës bregdetare deri në 15-17m/s.
Gazeta sot