![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2020/06/Kengetar-Ismet-Peja-1.jpg?fit=439%2C241&ssl=1)
Ne 83 vjetorin e lindjes, Luan Rama dedikim për Ismet Pejën: Monument i gjallë i këngës popullore!
Ne 83 vjetorin e lindjes, Luan Rama dedikim për Ismet Pejën: Monument i gjallë i këngës popullore!
25 Prill 2020
Figura e njohur e muzikës popullore qytetare, Ismet Peja feston sot 83 vjetorin e lindjes.
Zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama e ka uruar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka postuar edhe një video duke kënduar së bashku me artistin e mirënjohur.
“Jeta e Ismet Pejës është e gjitha këngë e me këngën e vet, ai është padyshim monument i gjallë i këngës popullore qytetare.” – shkruan Zëvendëskryetari i LSI-së.
![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2020/06/Ismet-Peja-me-Luan-Ramen-1.jpg?resize=638%2C434&ssl=1)
Ismet Peja me Luan Ramen
Postimi i plotë
Në 83 vjetorin e lindjes:
ISMET PEJA – MONUMENT I GJALLË
I KËNGËS POPULLORE QYTETARE
Jeta e Ismet Pejës është e gjitha këngë e me këngën e vet, ai është padyshim monument i gjallë i këngës popullore qytetare.
Bartës i një tradite të çmuar familjare dhe të qytetit ku lindi, Gjakovës, Ismet Peja e pasuroi më tej dhe ngrit në art interpretimin e këngēs popullore qytetare jo vetëm të trevës së vet, por edhe më gjerë, duke u bërë ndër interpretuesit më të përveçuar të melosit shqiptar e njëjerësh edhe ndër këngëtarët më të pëlqyer.
Sot Ismet Peja mbush 83 vjet!
Një jetë në këngë, ndaj edhe unë e uroj me gjithë zemër:
Jetë të gjatë e kurrë mos të pushfotë kënga Ismet Peja!