Në ankand revolveri me të cilin Van Gogh vrau veten. –

Revolveri me të cilin besohet se Vincent van Gogh vrau veten do të dalë në ankand të mërkurën në Paris.

Konsideruar si  “arma më e famshme në historinë e artit”, revolveri Lefaucheux  7 mm pritet të shitet për 60.000 euro.

Van Gogh mendohet se vrau veten me armën pranë fshatit Auvers-sur-Oise në veri të Parisit, ku kaloi muajt e fundit të jetës së tij në 1890.

E gjetur nga një fermer në vitin 1965 në të njëjtën fushë ku piktori vrau veten, arma u ekspozua në Muzeun Van Gogh në Amsterdam.

Art Auction që po shet revolverin thotë se nuk janë absolutisht të sigurt se është arma që Van Gogh vrau veten, por hetimet zbuluan se ajo ndodhej në tokë për  75 vjet.

Artisti holandez huazoi armë nga pronari i hotelit në fshatin ku po qëndronte. Ai vdiq 36 orë më vonë.

Por ky nuk ishte akti i tij i parë dramatik i vetë-dëmtimit. Dy vite më parë, në 1888, ai preu veshin dhe ia ofroi një gruaje në një shtëpi  publike në Arles, jugu i  Francës.

e.t./dita