Në Berat vijojnë çuditë, 2166 vota më shumë, pa u mbyllur numërimi. –
Në Berat vijojnë çuditë, 2166 vota më shumë, pa u mbyllur numërimi. –
01/07/19
Edhe pse procesi i numërimit nuk ka mbaruar ende, në Berat rezultojnë 2166 vota më shumë sesa numri i votuesve. Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ në faqen e saj zyrtare deri në orën 19:00, orari i mbylljes së procesit të votimit, pjesëmarrja në Berat ishte 14000.
Por në rezultatet e publikuar sot nga KQZ për numrin e votave është në total 16166 vota. Ndërkohë që deri në orën 12:31, KQZ në faqen e saj zyrtare raporton se kur kishin mbetur edhe 7 kuti votimi të panumëruara, numri i votave e kishte tejkaluar me 2166 vota numrin e votuesve. Në total janë 125 kuti sipas KQZ dhe deri tani janë numëruar 118. Kandidati i PS Ervin Demo sipas KQZ, aktualisht ka 14,451 vota, Pavlo Shkarpa 844 vota dhe Plarent Aleksi 871 vota.