Ne brendesi te Manastirit “San Nilo” ne Grottaferrata ku gjendet Muzeu i ndertuar prej shekujsh, por i hapur keto dite..
Ne brendesi te Manastirit “San Nilo” ne Grottaferrata ku gjendet Muzeu i ndertuar prej shekujsh, por i hapur keto dite..
Para dy muajsh, bashkerisht me Artan Shkreli e Olti Muzaka me kerkesen e tyre jemi ndodhur ne brendesi te Manastirit “San Nilo” ne Grottaferrata ku gjendet Muzeu i ndertuar prej shekujsh, por i hapur keto dite.
Miqt e mire, me shume kualitet e kulture, i shoqerova neper mjediset e çmuara te Muzeut. Ata, perpinin gjithçka qe ju dilte perpara, shikonin me endje, lexonin, fotografonin e komentonin me njeri tetrin. I shikoja me vemendje dhe ndjehesha krenar per kete interesim. Keta intelektual te administrates shqiptare u zhyten ne kerkime sepse Ju interesonte te dinin gjithçka rreth atij materiali te bollshem e me vlere qe ndodhej neper sallat e Muzeut. Ata, admironin statujat antike, mozaiket, arkiteturen e ndertimeve, historin antike&mesjetare qe flisnin me gjuhen e fakteve. Pavarsisht se ne Muze asgje si perkiste historise sone, Artani e Olti kishin interesa largpamese, kerkonin te dinin pergjithçka. Qendrimi me ta, ato pak ore me mbeti ne kujtes si nje nder takimet me te çmuar e mbreslenes …
Ata, pa u ndjere u bene protagonistet kryesor te ketij postimi sepse ne brendesi te ketij Muzeu ndodhen disa shkrime e vizatime ne nje pozicion qe i shpetoi syrit dhe kujdesit tone. Sipas disa studiuesve te huaj dhe arberesh, keto shenime dhe i vetmi vizatim jane kryer reth viteve 1420, 1440 ose ne vitin 1516 (ketu ka nje paqertesi per periudhen) nga mercenare te ardhur nga Shqiperia, Korona, Morea, Maqedonia me orgjine shqiptare. Kete fakt e vertetova duke u ndodhur perseri ne Muze. Shenimet dhe vizatimet po ja u percjellim me te vetmin qellim qe studiusit dhe njohesit e mire te gjuhes se vjeter shqipe, ate, gjuhe qe kane folur Arvanitasit dhe Arbereshet shekuj me pare, te na i perkthejne. Kjo eshte nje detyre e deshifruesve shqiptare, te cilet mund te na sqarojne me kopetence per çfare eshte shkruar ne muret e manastirit ku ndodhet aktualisht Muzeu.
Per dijeni, ky Manastir eshte vizituar nga shume gjuhetar dhe albanolog, por askush s’ka marre mundimin te meret me kete fakt qe ndodhet i gjalle ne Muze. E para ose per shkak te Muzeut qe per nje perjudhe te gjate ka qene i mbyllur, ose nuk kane patur njohje te mjaftueshme per te kryer deshifrimin e sakte…, por instiktivisht pyes: po freterit me origjin shqiptare si: Nilo Borxhia, Teodor Minishi, Sofronio Gazisi, Marko Peta qe banonin ne Manastir dhe ishin njjohes te mire te shkrimeve te vjetra. Perse kane heshtur? Perse nuk kane dhene nje zgjidhje? Per te zbardhur kete dokument e kane provuar deshifrimin edhe Ernest Koliqi, Giuseppe Katapano …, por asnje rezultat konkret.
Si ka mundesi qe nje problem me kaq rendesi per gjuhen shqipe te anashkalohet ne kete menyre! Ndoshta kane patur dhe te drejte sepse ato shenime nuk i perkasin gjuhes sone…
Ky shenim e vizatim ne muret e manastirit te Grottaferrates ka kohe qe kerkon te flas. Deshifruesit tane me nje pune kualifikuese do te mundin te zgjidhin gjithçka. Nese po, do te zgjidhet njehere e pergjithmon ky ngerç i hamendesimeve dhe anasjelltas do te hidhen poshte ato qe jane shkruar ne librin e Muzeut qe autoret kane qene me origjine shqiptare nga Korona e Morese.
.
Faleminderit Artan e Olti eshte merita juaj per kete fakt domethenes e me shume vlere nese ato shenime i perkasin gjuhes sone shqipe.
Miqesisht
Hasan Aliaj Lapardha (Aulona)