
Në Buenos Aires lumi bëhet i kuq, ja kuptimi i fenomenit
7 Shkurt 2025
Alarm në Buenos Aires, pasi lumi Sarandi, që kalon në periferi të kryeqytetit argjentinas, mori një ngjyrë të kuqe, gjë që sugjeron nivele të larta ndotjeje.
Fenomeni ende i pashpjeguar nga autoritetet ka ndodhur në komunën e Avellanedës dhe ka rritur dyshimet për praninë e substancave toksike në lumë, ndoshta të prodhuara nga mbetjet industriale, pasi është një qytet ku ka fabrika lëkurësh të shumta.
Sarandi është 80% i kanalizuar dhe derdhet në Río de la Plata, lumi i gjerë që është kufiri natyror midis Argjentinës dhe Uruguait. Autoritetet vendore kanë marrë ndërkohë mostra uji për analiza