22-06-25
Foto: bspb.org

Për 40 vjetët e fundit popullata e shkabës egjiptiane është pakësuar me 83% në Bullgari. Pritet që gjatë viteve të ardhshme ajo të zhduket krejtësisht si specie nëse nuk bëhen përpjekje serioze për rivendosjen e popullatës. Arsyet e shkatërrimit të shpejtë të kësaj specie emblematike për vendin tonë janë përdorimi i helmeve dhe karremave helmues. Kërcënime të tjera janë përplasjet me rrjetin elektrik, gjuetia pa leje dhe vendet me rrezik për shkak të aktivitetit njerëzor përgjatë gjithë rrugës së migrimit të shkabës nga Bullgaria në Afrikë.

Për më shumë se 20 vjet, Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve  ka bërë përpjekje të mëdha për të parandaluar zhdukjen e shkabave egjiptiane në vendin tonë.Rreth 20 mijë leva nevojiten për rritjen e shpendëve të sapolindur në kushte të mbrojtura për dy vitet e ardhshme. Megjithatë, shuma është e papërballueshme për anëtarët e shoqatës, kështu që ata mbështeten te donatorët. Fondet nevojiten për kostot e transportit në kopshtet zoologjike në Evropë dhe në Bullgari, ushqim dhe kujdes mjekësor për zogjtë e rinj ndërsa ato të përshtaten.

Deri  tani, nga 23 ekzemplarët e rinj të nxjerrë dhe të lëshuar, 6 janë kthyer me sukses në Bullgari. Një informacion se si të ndihmoni është në dispozicion në sajtin e Shoqatës Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve.