“Në çdo tryezë që ulet, Rama shet një copë nga Shqipëria”: – Vendi jonë është në rrezik, po shitet si plaçkë lufte
20 Shkurt 2024
Deputetja Albana Vokshi hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama ndërsa iu drejtua protestuesve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke e konsideruar atë si një tradhtar që shet çdo ditë tokën dhe detin e Shqipërisë.
“Duhet të ishim më parë këtu në këtë shesh. Kemi kaluar dy vite të vështira, përpara një sulmi frontal për të shkatërruar opozitën. Përdorën të gjitha format, para, presione, kërcënime, pengje, lobime brenda dhe jashtë, por nuk ia dolën. Ja ku jemi këtu. Jemi më të fortë. U bëmë bashkë duke kapërcyer mllefet. Është një rrugë pa kthim, për ta hequr këtë mallkim që na ndjek dhe përndjek dhe që e ka emrin Edi Rama.
Një thirrje kam për shqiptarët, ngrihuni, protestoni jo për Partinë Demokratike, por për Shqipërinë tonë të përbashkët. Shqipëria jonë është në rrezik. Shqipëria po shitet si plaçkë lufte për interesa të një njeriu që është Edi Rama. Edi Rama nuk është kundërshtari ynë politik, por një tradhtar.