Formula e Pagezimit

Në cilin dialekt janë shkrimet e para shqip.

Dokumenti i parë i datuar që njohim deri më sot në gjuhën shqipe është Formula e pagëzimit e vitit 1462.

Një tjetër dokument pas tij, Fjalorthi i fon Harfit, i përket vitit 1496.

Të dy shkrimet janë në dialektin e veriut të vendit.

Një fletë shqipe, me një fragment ungjilli, e dialektit jugor është gjetur në një kodik të shek.XIV.

Libri i parë shqip i njohur gjer më sot është ai i Gjon Buzukut i vitit 1555.

Meshari i Gjon Buzukut

Ka dëshmi që tregojnë se ekzistonte një traditë më e hershme e shkrimit të shqipes.

Ndër to mund të përmendet pohimi i Gulielm Adaes i vitit 1332, që thotë se shqipja kishte libra të vetat.

Para vitit 1515, kronisti osman Ruhi Çelebi flet gjithashtu për shkrime në gjuhën shqipe.

o.p. / dita