“Në disa qendra janë gjetur fletë pa vulë”, LSI nuk pranon humbjen dhe bën një tjetër tentativ: – PS-ja na vodhi votat

9 MAJ 2021

Lëvizja Socialiste për Integrim kërkuar ditën e sotme rinumërim të votave në qarkun e Durrësit, me pretendimin se disa fletë kanë qenë pa vulë.

“-Nga informacioni i vënë në dispozicion rezultoi se në disa QV u gjendën në kutinë  e fletëve të votimit fletë pa vula, fakt i cili përveç se bie në kundërshtim me parashikimet e Kodit Zgjedhor dhe Akteve Normative të miratuara nga Komisioni Rregullator, përbën indicie dhe provë të qartë dhe na bën të besojmë se janë futur fletë votimi nga jashtë QV-ve, të cilat kanë qarkulluar dhe janë plotësuar nga subjekti politik si garanci që votuesit e intimiduar, ndikuar apo blerë që të mos mashtronin.

“Nisur nga rezultati i shpallur në KQZ, për ndarjen e mandateve në qarkun Durrës, rezulton se LSI ka marrë 136 vota më pak se herësi i 8-të i subjektit PS. Pra nëse subjektit të LSI i shtohen 136 vota të hequra padrejtësisht, atëherë ajo do të përfitojë një mandat në këtë qark. Referuar rezultatit të nxjerra nga pamjet filmike të rreth 300 kutive të votimit, nga të cilët 108 ose 1/3 e tyre ka rezultate të pasakta si subjekt, si subjekt zgjedhor me interes të ligjshëm për çdo votë/vullnet të shprehur të zgjedhësit të pretendojmë se votat të cilat do t’i japin mandatin subjektit tonë ndodhen në kutitë e votimit, dhe rinumërimi dhe rivlerësimi i tyre në përputhje me parashikimet e Kodit Zgjedhor, do të ndryshoje rezultatin zgjedhor dhe shpërndarjen e mandateve në Qarkun Durrës,” thuhet më tej në kërkesë.

Gazeta Sot