Në Elbasan të dyshuarit me COVID rrinë në radhë duke pritur t’u bëhet tamponi
Në Elbasan të dyshuarit me COVID rrinë në radhë duke pritur t’u bëhet tamponi
21 SHTATOR 2020
Skandal në Drejtorinë e Shëndetit Publik në Elbasan. Pranë kësaj drejtorie në qytetin e Elbasanit, ku merren dhe kryhen shumë kategori analizash, nga ato për njerëzit deri te uji i pijshëm, bëhen edhe tamponet për të dyshuarit e infektuar me Covid.
Epidemiologët e drejtorisë së Shëndetit Publik nuk shkojnë në banesat e të dyshuarve me koronavirus, por u kërkojnë atyre që të paraqiten në godinën e Shëndetit Publik.
Duke u paraqitur në këtë drejtori për analizat e tamponit qytetarët e dyshuar me Covid jo vetëm që rrinë në rradhë në pritje, por rrezikojnë që nëse janë të prekur të infektojnë edhe persona të tjerë me të cilët kanë kontakte nga momenti që dalin nga banesa dhe deri kur rikthehen.
Kur në fakt, rregulli është i qartë, personit të dyshuar i shkon ambulanca me epidemiologët në shtëpi dhe i merr tamponin, pasi nuk duhet që të dalë nga banesa, por në Elbasan ky urdhër nuk zbatohet.
Rasti është i ngjashëm me atë që ndodh edhe në Tiranë, ku dy ditë më parë, mjekja Entela Labaj në qendrën shëndetësore numër 4 në Tiranë u shpreh se nëse një person është i infektuar me covid është i detyruar që të dalë nga shtëpia dhe të shkojë në qendrën shëndetësore për të bërë sidomos një gjilpërë./Abcnews.al
Nga Gazeta Shqip