Në errësirë për 40 ditë, qytetet ku dielli nuk do të dalë deri në vitin 2022. Album-Foto

9 DHJETOR 2021

NDRYSHE – Për gjashtë javë çdo dimër, 300,000 banorët e Murmanskut në veriperëndim të Rusisë duhet të jetojnë pa dritën e ditës.

E njëjta gjë ndodh edhe në qytetin rus të Norilskut, 2700 kilometra nga Moska dhe 300 kilometra nga rrethi polar. I konsideruar si një nga qytetet më të ftohta në planet, aty temperaturat mesatare vjetore janë rreth 30 dhe 50 gradë nën zero.

Shumë banorë të këtij qyteti nuk e shohin diellin me javë të tëra për shkak se një pjesë e hemisferës po bëhet gjithnjë e më e ftohtë dhe më e errët. Megjithatë, shumë qytetarë të Norilskut jetojnë aty falë pagave të larta, pavarësisht vështirësive të mëdha në jetën e tyre të përditshme.

Per gjashtë javë çdo dimër pa dritën e ditës. Banorët e Murmanskut Rusi

Per gjashtë javë çdo dimër pa dritën e ditës. Banorët e Murmanskut Rusi

Per gjashtë javë çdo dimër pa dritën e ditës. Banorët e Murmanskut Rusi

Dielli nuk lind në Norilsk kryesisht për shkak të shfaqjes së fenomenit të natës polare, e cila shkaktohet nga pjerrësia e boshtit të Tokës. Mungesa e diellit mund të zgjasë më shumë se 24 orë në rrathët e ndryshëm polarë. Pjerrësia bën që dielli të mos arrijë lartësinë minimale në këto rajone pranë poleve, për t’u dhënë dritë natyrale këtyre zonave. Kjo mund të çojë në javë të gjata dhe muaj me errësirë të plotë gjatë gjithë ditës. Aktualisht, në Norilsk pritet që dielli të dalë në janar të vitit të ardhshëm.

Gazeta Shqip