Në fundjavë priten stuhi dhe reshje të mëdha shiu! Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile shkresë 5 prefekturave: Ja qytetet në rrezik!

25 SHTATOR 2020

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile i është drejtuar 5 prefekturave në vend me shkresa zyrtare duke paralajmëruar mot të keq.

Sipas IGjEUM në veri perëndim dhe në jug të vendit priten reshje shiu dhe stuhi ndërkohë që vendet më të rrezikuara janë Shkodra, Dibra, Malësia e Madhe e Kruja.

Njoftimi:

AKMC, agjencia në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes, shkresë prefekturave Shkodër, Lezhë, Fier, Vlorë, Gjirokastër

AKMC: Sipas IGJEUM, në veri perendim dhe jug të vendit priten stuhi dhe reshje të mëdha shiu

AKMC: Zonat që rrezikojnë të preken më shumë Shkodra, Dibra, Malësia e Madhe, Kruja

AKMC: Reshjet e shiut dhe stuhitë mund të bëhen shkak për përmbytje në disa prefektura në dy ditët në vijim

AKMC apel prefekturave për masa të menjëhershme parandaluese dhe vënien në gatishmëri të strukturave operacionale

AKMC – prefekturave: Vlerësoni zonat më të rrezikuara nga përmbytja, merrni masa për popullsinë

AKMC- prefekturave: Njoftoni popullsinë për rrezikun dhe planifikimin e masave reaguese në rast përmbytje.

Moti i keq, AKMC: Pushteti vendor të përcaktojë vendet e pa rrezikuara për zhvendosjen e popullsisë në rast rreziku

AKMC shkresë prefekturave: Kaloni në gatishmëri të gjitha strukturat e pushtetit lokal

AKMC: Forcave të Armatosura dhe Policisa Shtetit, në gatishmëri me kapacitetet e deklaruara për rastet e emergjencave

AKMC shkresë prefekturave në zbatim të ligjit “Për Mbrojtjen Civile” dhe Planit Kombëtar të Emergjencave Civile