Në Fushë Arrëz. Emergjencat civile u dërgojnë ushqime familjeve në vështirësi
22 Janar 2024
Reshjet e borës në Fushë Arrëz, vijon puna për zhbllokimin e segmentit rrugor të Iballës.
Gjatë natës në rrugë punuan mjete te emergjencave, një borëpastruese e Bashkisë dhe një fadromë e ofruar nga një subjekt privat.
Në Qafen e Sharit reshjet e borës kanë arritur deri mbi 1.5 m nga erërat.
Gjatë mbrëmjes mbërritën ushqime për familjet ne vështirësi nga emergjencat civile.
Kujtojmë se dy ditë më parë Fushë Arrëzi shpalli gjendjen e jashtëzakonshme.