
Në Itali ngrenë alarmin për Eco Tirana!
19 Shkurt 2025
Kontrolli i Lartë i Shtetit në Itali që në 2023 ka rekomanduar nisjen e një hetimi mbi raportin mes Bashkisë Tiranë dhe Bashkisë së Veronas lidhur me marrëveshjen e 2017 për krijimin e ndërmarrjes publike “Eco Tirana”, përgjegjëse për grumbullimin dhe menaxhimin e mbetjeve në të gjithë territorin e Bashkisë së Kryeqytetit.
Gazetarja e Syri Televizion në Itali Alba Kepi ka siguruar dokumentin që i përket vititit 2023, që zbardh ekskluzivisht shqetësimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit në Itali mbi raportin mes Bashkisë së Veronës dhe Bashkisë së Tiranës ku ndër të tjera rekomandohet një hetim serioz mbi kostot, të ardhurat dhe qëllimet e kësaj marrëveshje, që u kushton çdo vit qytetarëve të Tiranës miliona euro, për të cilat nuk ka transparencë.
Gjetjet e ekipit të audituesve të Autoritetit të Kontrollit të Lartë të Shtetit evidentojnë se Bashkia e Veronës ndërmori aksione të reja në bashkëpunim me Tiranës, duke eliminuar nga skema kompanitë e vjetra që ishin aksioner në “Eco Tiran” dhe duke përfshirë kompani të reja.
Trupi i auditimit të kontrollit të lartë të Shtetit në Itali evidenton në pikën 14 të dokumentit se ka pasur raste të dështimit të marrëdhënies harmonike mes kreditorit dhe debitorit ndërmjet njësisë ekonomike dhe organizatave të investuara të tij.
Këto gjetje të Kontrollit të Lartë të Shtetit i janë prezantuar edhe qeverisë Italiane.
Në kuadër të kësaj marrëveshje të nënshkruar mes Veliajt dhe ish kreut të Bashkisë Veronas Flavio Tosi, i vënë nën hetim në Itali për skema pastrimi parash me mafien, në Shqipëri u krijua kompania “Eco Tirana” ku 51 % e aksioneve janë në zotërim të Bashkisë së Tiranës dhe 49% të aksioneve i përkasin kompanisë AGSM Holding Albania.
Kujtojmë se kompania AGSM Holding Albania ishte në pronësi 75% nga AGSM Verona e 25% nga Amia Verona, teksa gjatë rrugës aksionerët u ndryshuan.
Ndërkohë në një reagim për Syri Tv drejtuesit e kompanisë Amia Verona në një reagim për Syri Tv shprehen se nuk kanë më asnjë lidhje me Eco Tirana.
“Presidenca dhe Bordi Drejtues i Amia-s nuk kanë asnjë lidhje me EcoTirana-n pasi, kur në nëntor 2023 Amiavr SpA, një kompani e brendshme e Bashkisë së Veronës, bleu Amia Verona Spa nga Agsm Aim, e bëri këtë pa blerë aksionet e të gjitha kompanive të tjera pjesëmarrëse”
Përmes ECO Tirana Bashkia e Tiranës alokon miliona euro për kompani nënkontraktore që bëjnë pastrimin e qytetit, teksa edhe Partia Demokratike ka bërë kallëzim në SPAK.
Ndërkohë SPAK ka një kallëzim tjetër ku një studio avokatie në Tiranë, kërkon ndjekjen penale ndaj administratores së shoqërisë “Eco Tirana”, Anjeza Çapllani për akuzën e “Shkeljes së pabarazisë në tenderë dhe ankande publike” si dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale’
Sipas kallëzimit kjo kompani organizon dhe menaxhon tenderët e pastrimit të qytetit të Tiranës, ndërkohë edhe vetë rezulton të jetë e përfshirë në këtë proces, ku është specifikuar në grumbullimin dhe diferencimin e mbetjeve urbane.
Për të njëjtat akuza kërkohet ndjekja penale edhe për kompaninë mëmë të kësaj shoqërie “AGSM Holding ALBANIA” dhe pronarin e kësaj kompanie, italianin Andrea Miglioranzi.
Gjithashtu SPAK po heton kontratën koncesionare dhënë me afat 84 vjeçar deri në vitin 2100.
ua po keshtu shperdorn fondet edhe Gjermania ketu tek ne. Brjne gjoja audit me shifrat e arritje fake por nuk anslizon njeri cmimin per njesi. ohuuu