Ne kerkim te Instrumenteve te vjeter muzikor tradicional shqiptar
Nga: Jaho Brahaj. –
Ne kerkim te Instrumenteve te vjeter muzikor tradicional shqiptar, shpeshhere hasim dhe objekte te demtuara nga pakujdesia, ose nga koha.
Ne keto raste mendimi i pare qe te vjen, eshte se jemi shkateruaes te pasrise tone. Por medalja ka dy anet e saja. Kato objekte te cmuara, kur i gjejme harrojme , se edhe ne kete gjendje te mjerueshme dikush i ka ruajtur. Dhe nuk duhet te harrojme, se ne kete rast duhet te falenderojme edhe ate qe e ka ruajtur, q e ta kemi te pakten sot si deshmi. Ne rastin tone konkret po flasim per nje Lahute, e cila ruhet ne gjendje te gjymtuar, me fragmente te trupit mangu.
Ruan vlera, se eshte e shkurte dhe tipike e ketij modeli instrumenti te punuar dhe perdorur nga rapsodet lahutare shqiptar. Po ta shikojme nga ana e brendshme e kupes, dallohet qartesisht, qe eshte e gdhendur (gerryer) me vegla tradicionale.
Nga ana e jashtme kupa ruan dukshem dhe qarte gdhendjen me sqepar, dhe nuk ka gjurme as llaku dhe as te punimit per limimin, vetem ate (patine. kore) qe ka dhane koha.
Tek bishti eshte pak perthyer (harkim i lehte) per efekt te pershtatjes se pozicionit qe e mban lahutari kr i bije lahutes. Nga ana e mbrapme ne zgjatimin e bishtit ka disa zbukurime krejtasisht te thjeshta me gdhendje me brisk, qe e plotesojne si tipike tradicionale duke ju pergjigjur shprehjes se “lahuta bekimin e fiton duke ra”.
Eshte tipologjia, punimi me mjete artizanale tradicionale dhe tipologjia dalluese si lahute e punuar dhe perdorur nga shqiptret, qe e bene kete instrumen me vlere per trashegimine tone kombetare.
Nje pyetje ne vazhdimsine e ruajtjes shtrohet: a duhet restauruar duke u plotesuar pjeset (fragmentet) mangu, apo duhet ruajtur ne gjendjen te cilen eshte.